Aktori britanik bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga ndarja nga Taylor Swift në një darkë për shtëpinë franceze të modës, Celine.
Celine ndau një foto të Alwyn në postimet e tyre në Instagram. Darka, e mbajtur pas fesitvalit të Kanës, Eden-Roc, ishte një event me shumë të famshëm përfshirë Kaia Gerber, këngëtaren e BLACKPINK, Lisa Manobal dhe Future.
Alwyn dhe Swift ishin së bashku për gjashtë vjet përpara se të ndaheshin në mars. ET ishte i pari që konfirmoi lajmin, me një burim që i tha medias T se ndarja ishte miqësore dhe “nuk ishte dramatike”. “Taylor dhe Joe janë në vende krejtësisht të ndryshme në jetën e tyre tani,” tha burimi. “Ishte më shumë vendim i Taylor për t’u ndarë, por të dy e kuptuan se nuk ishin të duhur për njëri-tjetrin. Joe është më introvert, i turpshëm dhe i qetë.”
“Ajo është shumë e fokusuar në turne dhe në karrierën e saj”, shtoi burimi. “Taylor nuk ka asgjë tjetër veçse respekt për Joe dhe me të vërtetë e donte. Ata kishin një lidhje të thellë dhe ajo e vlerësoi vërtet këtë. Ajo shpreson se ata mund të jenë miq në të ardhmen.” Që atëherë Taylor ka nisur një romancë me këngëtarin e 1975-ës, Matty Healy./Lapsi.al