• |
ide | kryesore

Al-Hilal nuk pranon refuzime, 70 mln euro për Max Allegri: së shpejti takimi me Juventus

-Instant, Sport
Allegri



Al-Hilal nuk heq dorë nga Massimiliano Allegri dhe përmirëson ofertën. Për të bindur trajnerin e Juventus që të zbarkojë në Ligën Saudite, klubi i Riadit në fakt ka shtuar një bonus nënshkrimi. Praktikisht 10 milionë në firmë për një kontratë 3 vjecare prej 60 milionë euro në sezon. Një super ofertë, për të cilën Max po mendon me kujdes. Pas këtij viti të komplikuar, Allegri vazhdon t’i japë përparësi Juventus për t’iu përgjigjur kritikave të shumta në fushë. Por me disa shifra edhe vlerësimet mund të jenë të ndryshme dhe të çojnë në ndryshim kursi.

SË SHPEJTI TAKIMI ME JUVENTUS

Hipotezë që për momentin askush nuk mund ta përjashtojë. Sidomos pas tensioneve të periudhës së fundit në Vinovo me Francesco Calvo. I shtohet këtu edhe zgjedhja e drejtorit të ardhshëm Cristiano Giuntoli pa pyetur për asnjë mendim trajnerin. Një situatë e cila, në dritën e presionit arab, tani kërkon një takim sqarues me pronarët. Takim që Massimiliano Allegri dhe John Elkann duhet ta kenë së shpejti, ndoshta në 24-48 orët e ardhshme. Duhe bërë një bilanc i situatës, për të verifikuar synimet e ndërsjella dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet. Nga tundimi faraonik i Al-Hilal, i refuzuar tashmë në sulmin e parë në Montekarlo, tek ndërtimi i ekipit të ri mes lamtumirës, konfirmimeve dhe nënshkrimeve të reja në merkato. Nga objektivi për mesfushorin Davide Frattesi, te situatat për rinovimin e Adrien Rabiot dhe Juan Cuadrado, deri te shitja e mundshme e Dusan Vlahovic. Tema shumë të nxehta që do të përcaktojnë njëkohësisht të ardhmen e Max në pankinën e Juventus.

Lexo më tej: Trajnerin e Juves nuk e duan as në Arabi, reagojnë tifozët e Al-Hilal: në Twitter ‘mbin’ #Allegriout

Një përballje e domosdoshëm për t’i dhënë fund thashethemeve dhe detajeve, për të kthyer faqen dhe për të ecur përpara. Cilido qoftë vendimi i teknikut. Për Max Allegri, kthimi te Juventus ishte një zgjedhje zemre. E bërë për djalin e tij Giorgio që jeton në Torino dhe gjithashtu për miqësinë e thellë me Andrea Agnelli. Tani, megjithatë, oferta nga Arabia mund t’i ngatërrojë pak kartat, pas sezonit të fundit të vështirë. Një propozim që mund të lëkundë disa siguri dhe të tundojë trajnerin e Juventus. Një tundim shtatëdhjetë milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *