• |
ide | kryesore

Vllaznia blindon mbrojtjen, firmos me Cheshmedjiev: Plori lehtëson barrën e pagave, ikën edhe Zogovic

-Instant, Sport
Cheshmedjiev



Vllaznia lëviz me shpejtësi, duke tentuar të formojë në kohë skuadrën që do të prezantohet në Europë. Pas tre ditësh Migen Memelli do të mësojë kundërshtarin në raundin e parë të Conference League. Por tekniku nuk ka të qartë edhe se me kë futbollistë do të përballojë sezonin. Deri tani janë larguar më shumë se një skuadër futbolli nga klubi, i fundit portieri Zogovic. Krahas daljeve po punohet edhe për të zëvendësuar lojtarët dhe sot Vllaznia ka prezantuar qendërmbrojtësin maqedonas Konstantin Cheshmedjiev.

KOMUNIKATA E KUQEBLUVE

Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Konstantin Cheshmedjiev. 27 vjeçari nga Maqedonia e Veriut luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe ka një karrierë të suksesshme në vendin e tij dhe jo vetëm. Ai tashmë do të jetë kuqeblu për dy vitet e ardhshme.
Welcome Konstantin!

Cheshmedjiev është një lojtar eksperience. Në moshën 27 vjeçare qendërmbrojtësi nga Maqedonia e Veriut ka luajtur në disa klube nga Rabotnicki te Shkëndija. Sezonin e fundit Cheshmedjiev e mbylli në Bullgari me Septemvri Sofia. Tani ai do të jetë lideri i prapavijës shkodrane.

Prapavijë që ka mbetur edhe pa portierin Zogovic. Edhe pse nën kontratë, malazezi është lënë i lirë pas bisedimeve të zhvilluara me drejtuesit. Drejtori Sportiv Elvis Plori ka ndërmend të lehtësojë barrën e pagave, duke kërkuar lojtarë të rinj me stimuj. Për momentin te kuqeblutë lojtar i rolit ka mbetur vetëm Qarri, por Vllaznia po kërkon një titullar, për të mbrojtur portën që nga debutimi në Conference League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *