• |
ide | kryesore

Video/ “O sa mirë me qen shqiptar”: fjalimi i teknikut Sylvinho dhe festa në dhomat e zhveshjes

-Instant, F1, Sport, Video
festa



Gjashtë pikë në 3 ditë, vendi i dytë në Grupit E dhe -1 nga Çekia e +3 nga Polonia, para ndeshjeve të shtatorit. Shqipëria arriti fitoren e dytë rradhazi, duke mundur edhe Ishujt Faroe. Skuadra e teknikut Sylvinho u imponua 1-3 me golat e Bajramit, Asllanit e Muçit, duke ëndërruar ende për një vend në “Gjermani 2024”. Festa e Kombëtares, sidoqoftë, nuk përfundoi në fushë , por vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes.

Tekniku Sylvinho ka mbajtur edhe një fjalim emocional përpara skuadrës, si tregohet edhe në videon e postuar nga FSHF në rrjetet sociale. Braziliani i ka përgëzuar lojtarët e tij për këtë sukses. Dy fitore i lejojnë të gjithë të pushojnë të qetë në pritje të shtatorit. Para se të nisë festa, në dhomat e zhveshjes, për tu komplimentuar me lojtarët e stafin teknik, ka zbritur edhe presidenti Armand Duka.

Lexo më tej: “Tani me pushime në Barcelonë”: Sylvinho i kujton të gjithëve sa kishte Shqipëria pa arritur dy fitore radhazi

Vetëm më pas ka nisur festa me koret e zakonshme të kuqezinjve: “O sa mirë me qen shqiptar”. Të gjithë të ekzaltuar e gati të rikthehen më të fortë në shtator, ku i pret sfida vendimtare me Çekinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)



4 Comments

  1. Popullsia e Ishujve Faroe eshte diku te 54 mije banore.
    Te gezosh kaq shume per fitoren ndaj tyre tregon dobesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *