• |
ide | kryesore

Fenerbahce e prezantoi si blerjen e madhe, Dzeko i hap telashe: nuk pranon të luajë turneun në Rusi

-Instant, Sport
Fenerbahce



Më pak se një javë pas transferimit të tij në Turqi, mes Edin Dzeko dhe Fenerbahce shpërtheu telashi i parë. Në fakt, ish-sulmuesi i Inter nuk ka ndërmend të marrë pjesë në turneun e planifikuar për në fillim të korrikut në Rusi. Skuadra e tij e re është ftuar të marrë pjesë Shën Petersburg, bashkë me vendasit e Zenit, serbët e Crvena Zvezda dhe azerët e Neftchi Baku. Arsyeja është krejtësisht politike, duke qenë se Dzeko ka dalë hapur kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Dzeko kishte dali hapur edhe kundër miqësores ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Bosnjës (më vonë e anuluar) shtatorin e kaluar. Sipas Fotospor, sulmuesi boshnjak ka mbështetjen e disa bashkëlojtarëve, kryesisht të huaj. Por ai nuk ka mbështetjen publike zyrtare të klubit. Përkundrazi, duke qenë se Dzeko ka firmosur edhe për të luajtur miqësoret, rrezikon edhe një gjobë nga Fenerbahce. Sipas programit të turneut, turqit do të përballen me Zenit më 9 korrik, Zvezda më 12 dhe në fund me Neftci më 15.

Lexo më tej: Tetë sezone e 150 gola: Dzeko largohet nga Italia për fanellën e Fenerbahce

Dzeko, i cili mbushi 37 vjeç më 17 mars, largohet nga Italia pas gjashtë sezonesh te Roma dhe dy te Inter. 260 paraqitje me fanellën e verdhekuqve dhe 119 gola, 101 ndeshje dhe 31 gola për zikaltrit. Në Milano Dzeko fitoi 4 trofe, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *