• |
ide | kryesore

Kevin Spacey: Dua të rikthehem në Hollywood

-Instant, Paparazzi, Slider



Kevin Spacey ka shprehur së fundmi dëshirën e tij për t’u rikthyer në Hollywood. “Unë e di se ka shumë njerëz tani që janë gati të më punësojnë në momentin që unë do lirohem nga këto akuza në Londër,” tha Spacey për revistën gjermane ZEIT muajin më parë. “Ata janë gati të ecin përpara.”

Por burime të industrisë së filmit thanë për The Post se nuk janë aq të sigurt se Spacey do të mirëpritet përsëri me krahë hapur edhe nëse ai shpallet i pafajshëm. “Nuk mund ta imagjinoj që dikush ta punësojë atë”, tha një ekzekutiv i filmit në Hollywood për The Post. “Ajo për të cilën ai akuzohet është kaq e çuditshme. A është ai fajtor? Unë nuk e di. Ai është një aktor i talentuar, por është kaq i njollosur.”

Ai vijoi: Nëse është fajtor për një krim, nuk duhet të punojë më; nëse ai është i pafajshëm, ndihem keq për djalin, “shtoi ekzekutivi. “Por në sytë e Hollivudit, është më mirë të mos punësosh Kevin Spacey. Do të jetë e vështirë për të që të rindërtojë një karrierë në studio, megjithëse mund të jetë në gjendje të bëjë filma B.”

Në fakt, Spacey ka dy filma me buxhet të ulët të planifikuar për publikim në gusht. Njëri është filmi britanik “Control”, në të cilin makina vetëdrejtuese e një zyrtari qeveritar rrëmbehet nga distanca ndërsa ajo është pas timonit. Spacey është zëri i rrëmbyesit. Një projekt i dytë, “Peter Five Eight”, është planifikuar për të njëjtin muaj dhe luan Rebecca DeMornay si një agjente imobiliare në një qytet të vogël. Spacey ë shfaqet në qytet, duke kërkuar informacion rreth saj për shefin e tij në hije./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *