• |
ide | kryesore

Kovacic prezantohet te Manchester City, Inter fërkon ‘duart’: ja sa arkëtojnë zikaltrit

-Instant, Sport
Kovacic



Kalimi i Mateo Kovacic nga Chelsea te Manchester City është zyrtarizuar tashmë. Një shitje që bën të lumtur klubin që e bleu, Blues që e shitën, por gjithashtu edhe Inter. Zikaltrit arkëtojnë përsëri nga ish-lojtari i tyre. Pas pesë viteve të kaluara në Londër, te Chelsea, Mateo Kovacic transferohet në Mançester, te City dhe i bën të gjithë të lumtur.

Kroati mbërrin nën urdhërat e teknikut Guardiola si pasuesi i Ilkay Gundogan, i cili u transferua te Barcelona. Citizens e blenë atë për rreth 30 milionë euro plus bonuse, duke përfituar nga nevoja e Chelsea për të shitur.

ARKËTON EDHE INTER

Por jo të gjithë 30 milionët do të mbeten në arkat e Blues. Në fakt, bazuar në kontributin e solidaritetit, Chelsea duhet të ndajë shumën me klubet për të cilat kroati ka luajtur nga mosha 12 deri në 23 vjeç. Kështu edhe Inter, që e kishte në radhët e tij mes viteve 2013 dhe 2015 përfiton para. Përveç zikaltërve, të drejtën e arkëtimit e kanë edhe Dinamo Zagreb, LASK dhe Real Madrid, të llogaritura në bazë të tarifave të vendosura mes klubeve në kohën e shitjes së kroatit.

Lexo më tej: Mateo Kovacic, lojtari i ri i Manchester City: karrierë brilante e kroatit, vetëm skuadra elitare e triumfe

Kështu, Inter do të mund të shohë të mbërrijnë në llogaritë e tyre 435 mijë euro nga shitja e Kovacic te Manchester City. Jo ndonjë shumë e madhe për një klub si Inter, por gjithsesi diçka e dobishme në një periudhë në të cilën çdo euro llogaritet me kujdes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *