• |
ide | kryesore

“Jebeni Z…”, Perisic fyen Zhang? Komenti u bë në postimin e Brozovic, menjëherë i fshirë

-Instant, Sport
Perisic



Marcelo Brozovic është në qendër të një telenovele merkato. Sirenat arabe ranë edhe për kroatin dhe negociatat me Al-Nassr u ndalën papritur. Bëhet fjalë ende për pagesën ku duket se ka një distancë të konsiderueshme. Por tashmë ka dalë edhe një postim misterioz i kroatit ku bëri bujë komenti i bashkatdhetarit Ivan Perisic.

Linja e merkatos e ndërmarrë nga Zhang dhe bashkëpunëtorët e tij vitet e fundit ka qenë shitja e disa emrave të mëdhenj dhe pastaj investimi i parave të grumbulluara. Një strategji që vitet e fundit ka sjellë një titull, dy Kupa Italie, dy Superkupa Italie dhe një finale të Champions League. Mes të sakrifikuarve këtë vit do të ishte edhe Marcelo Brozovic i cili vlerësohet 22 milionë. Por tani negociatat kanë ngecur për shkak të problemeve me pagën e dëshiruar të mesfushorit. Apo ndoshta edhe për shkak të një rritjeje të kërkesës nga drejtuesit zikaltër, për kartonin e lojtarit. Fakti është se negociatat tashmë janë pezull dhe Brozovic ka publikuar një postim në Instagram me zemra zikaltër.

Lexo më tej: Al-Nassr zbarkon në Kroaci për të bindur Brozovic: Barcelona punon në fshehtësi mbi ofertën për Inter

I mallkuari Zhang? Komenti i Perisic

Dhe në postimin e Brozovic vjen komenti i Ivan Perisic. Një koment në kroatisht: “Jebeni Z…” që përkthehet do të thotë “i mallkuar, i q*rë”. Për shumë, ai Z është një referencë e qartë për presidentin e Inter, Steven Zhang, i cili çmonton skuadrën çdo vit dhe që gjithashtu largoi vetë Perisic. Për tifozët e Inter, referenca është e qartë, edhe pse dyshimi mbetet. Komenti u fshi më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *