• |
ide | kryesore

Kapiteni i Kukësi është mesfushori i Partizanit: ja si e ndryshon Taipi formacionin e Zekic

-Instant, Sport
Taipi



Gjelbrim Taipi është goditja e fundi e vënë në shënjestër nga Partizani. Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj ka shfrytëzuar daljen me parametër zero të mesfushorit, për t’i dhënë Zoran Zekic një tjetër lojtar të rëndësishëm për skemat e teknikut kroat. Kontratë një vjeçare për ish-kapitenin e Kukësit Taipi, që do të zëvendësojë direkt në rol Ëngjëll Hotin të larguar.

Taipi ndryshon tashmë reshtimin e formacionit të të kuqve, ku reparti i është i mbingarkuar. Rrapaj, Kote, Matondo, Murataj, Mehmeti, Bilali e Maget pa harruar Telushin, pavarësisht se duket gjithnjë e më i stabilizuar si qendërmbrojtës do të luajnë për tre vende bashkë me Taipin. 31 vjeçari ka karakteristikat për të luajtur si mbështetës i sulmit në një 4-2-3-1 dhe si qendër e djathtë në një 4-3-3. Zekic kërkonte një si Taipi, i aftë të depërtojë mes linjave dhe me nuhatje para portës.

Në rast se Matondo nuk lëviz nga të kuqtë, atëherë përpara kongolezit do të luajë Rrapaj e Taipi, që në këtë rast do të ketë dualitetin me Murataj e Mehmetin. Përpara gjërat janë më të përcaktuara me tridhmbëshin Grezda-Mba-Da Silva. Prapavija nuk ka ndryshime nga ajo e sezonit të kaluar, me Hadrojin e Buxhelajn që mbrojnë krahët. Në qendër, përpara Qirkos apo Hoxhës do të jetë Sota e Telushi. Sidoqoftë, Zekic ka shumë alternativa, që e bëjnë Partizanin të jetë një kandidat i fortë për të mbrojtur titullin kampion.

Lexo më shumë: Kukësi heq dy vëllezrit Taipi: prapaskena e divorcit dhe variantet kontroverse të palëve

NJOFTIMI I PARTIZANIT

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 – 𝐆𝐉𝐄𝐋𝐁𝐑𝐈𝐌 𝐓𝐀𝐈𝐏𝐈 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐

✍️ Partizani zyrtarizon afrimin e Gjelbrim Taipit në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. Taipi pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi, ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët e Shqipërisë. Mesfushori menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *