• |
ide | kryesore

Tirana e Vllaznia tregojnë dhëmbët në Conference League: Egnatia për herë të parë në Europë

-Instant, F1, Sport
tirana



Pas Partizanit, që barazoi 1-1 me BATE Borisov në raundin e parë të Champions, është radha e tre skuadrave të tjera shqiptare. Tirana, Egnatia e Vllaznia do të luajnë vajtjen e Conference League, respektivisht kundër Dinamo Batumi, Ararat Armenia dhe Linfield. Për rrogozhinasit është një debutim absolute në kupat e Europës, ndërsa bardheblutë e shkodranët duan të harrojnë zhgënjimin e vitit të kaluar.

TIRANA – DINAMO BATUMI

Një vit më parë, me statusin e kampionit, Tirana zhgënjeu totalisht në Europë. Kryeqytetasit u mundën nga Dudenlange në Champions e pastaj edhe nga Zrinjski Mostar në Conference League. Një shije që Orges Shehi kërkon ta fshijë, kur përballë të ketë Dinamo Batumi. Tirana ka ndryshuar dhe ky transformim me injektim kualiteti e eksperience ndërkombëtare e bën Shehin të shpresojë. Porta është në duart e sigurta të Selmanit, që do të kërkojë të bëjë të harrohet Bekaj. Tekniku nuk heq dorë nga linja me katër mbrojtës edhe pse tre nga katër elementët janë të rinj, nëse mund të thuhet kështu.

Doka, Najdovski, Hoxhallari e Mici janë të gjithë lojtarë të spikatur e Shehi shpreson që dy të rikthyerit Doka e Hoxhallari ta rigjejnë shpejt veten në ambjentin e shtëpisë. Forma e tyre nuk është optimal, sidomos Hoxhallari, me pak ditë stërvitje pas një muaji pushim. Megjithatë, ish-kapiteni do të jetë rregullisht në prapavijë. Mesfusha ka dy emra fiks, që janë ato të Deliut e Lushkjas dhe Hila, duket se e ka fituar rivalitetin me Jonuzin për fanellën e tretë në dispozicion.

Lexo më tej: “Vjet ishte histori tjetër”: Tirana kërkon kualifikimin, Shehi paralajmëron Batumin

Përpara, Abazaj ka kaluar problemet fizike dhe është gati, Hasani duhet të vazhdojë të bëjë golashënuesin nëse kërkon një shans në një kampionat më të fortë pas sfidës së dyfishtë me Dinamo Batumin. Në anën tjetër, Latifi duket të dëshmojë se sezoni negativ i fundit me Vllazninë ishte një rastësi. Shumë nëse apo ose dhe gjashtë fytyra të reja në një Tiranë që është gati ti tregojë ambicjet e saj që në debutim, në Arenën Kombëtare në orën 20.00.

LINFIELD – VLLAZNIA

Universitatea Craiova ishte një kundërshtar që nuk lejonte hapësira shprese të mëdha. Por vitin e kaluar shkodranët e nisën nga raundi i dytë i kompeticionit, ndërsa tani jo. Irlandezo-veriorët e Linfield janë pengesa e parë në rrugën e shkodranëve, ku debuton tekniku Migen Memelli. Kuqeblutë e dinë se shkojnë përballë një rivali fizik, por kanë bindjen se mund tja dalin. Memelli është nga ata që pëlqen të luajë përpara e jo të mbyllet në pritje të kudnërshtarit. Qarri mes shtyllave do të mbulohet nga Juric, Stojanovic, Hakaj e Dragoshi, që është në rivalitet me Smajlin.

Mesfusha do të shohë të spostuar Cheshmedijev në rolin e shkatërruesit, në krah të Boshnjakut dhe Malës. Pastaj përpara do të debutojë Dodev, i ardhur në këtë dritare merkato, për të mbështetur bashkë me Çobën, qendërsulmuesin Balaj. Ndeshja e parë do të luhet në Belfast në orën 20.45.

ARARAT – EGNATIA

Hera e parë është gjithnjë nga ato që mbahen mend dhe Egnatia kërkon të jetë vërtetë e paharrueshme. Kundër Ararat Armenia rrogozhinasit, edhe pse rishtarë, synojnë kualifikimin. Merkato e bërë, me emra të eksperiencës, shërben për të balancuar faktin që Egnatia nuk ka asnjë ndeshje europiane në histori. Kjo natyrisht nuk mund të thuhet për lojtarët, duke filluar nga portiere Sherri, dikur me Vllazninë.

Në prapavijë do të rreshtohet katërshja Fangaj-Malota-Memolla-Musta. Alternativat nuk mungojnë gjithësesi për Tetovën, që ka stabilizuar edhe mesfushën. Aleksi në qendër dhe Zejnullai e Fernando në mbështetje do të jenë një motor i rëndësishëm. Për të ndihmuar prapavijën në momentet e moszotërimit të topit dhe tridhëmbëshin ofensiv, që duket pika më e fortë e Egnatias. Kasa-Dëamena-Paulauskas do të mendojnë të shënojnë një gol në transfertë, që do t’i shtonte shanset për ndeshjen e kthimit që do ta luhet në Rrogozhinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *