• |
ide | kryesore

Luis Enrique ndryshon të ardhmen e Neymar te PSG: vlerësimi është reciprok

-Instant, Sport
neymar



Ardhja e Luis Enrique në PSG mund të jetë një lajm i mirë për Neymar. Me trajnerin spanjoll, braziliani fitoi Ligën e fundit të Kampionëve, te Barcelona. Vlerësimi i ndërsjellë duket se ka mbetur i paprekur, por ai i Parisit nuk është më Neymar i Katalonjës. Në Francë ish-blaugrana ka përfunduar në shënjestër të mediave dhe tifozëve. E kjo e çoi atë të vlerësojë horizonte të reja. Me kontratë deri në vitin 2027, Neymar po vazhdon rehabilitimin e tij pas operacionit në kaviljen e djathtë që i mbylli sezonin e kaluar para kohe. Megjithatë, për të është vënë në lëvizje të paktën Chelsea dhe PSG nuk është kundër një shitjeje, gjithnjë nës Luis Enrique e lejon.

LËVIZJET

Në moshën 31-vjeçare, Neymar vlerësohet midis 34 milionë (Cies) dhe 60 (Transfermarkt). Le Parisien shkon akoma edhe më lart me vlerësimin e tij këtë mëngjes. Pavarësisht problemeve fizike, braziliani mbetet një lojtar që mund të bëjë diferencën dhe të ndryshojë fatin e ndeshjeve. Edhe pse në Paris u shndërrua në lider vetëm në vitin 2020, kur si i divorcuar në shtëpi pas ambicieve për t’u rikthyer te Barça, udhëhoqi PSG në finalen e Champions League. Megjithatë, shumë pak për klubin e Emirit të Katarit që i garanton atij një pagë neto prej 26 milionë në vit, pa përfshirë bonuset. Shifër e lartë për shumë klube. Ndoshta jo për Chelsea, që tashmë e kishte kërkuar brazilianin edhe verën e kaluar. Sipas Le Parisien, një tjetër klub i paidentifikuar gjithashtu ka lëvizur për Neymar.

Lexo më tej: Messi “hijo de puta”, Neymar, Verratti “zhdukuni”: tifozët protestë para selisë, PSG rrit sigurinë në shtëpitë e lojtarëve

RREZIQET

Sidoqoftë, lojtari, pas kontestimit nga ultrasit nën dritaret e shtëpisë së tij, në fund të majit, dukej i vendosur të largohej nga Parisi. Mirëpo në javët e fundit ai ka ndërruar mendje, edhe për shkak të ardhjes së Luis Enriques. Spanjolli ndoshta nuk doli në favor të tij gjatë konferencës për shtyp të prezantimit. Por as që la të kuptohej se ishte i gatshëm të ndahej me të. Sipas Le Parisien, edhe presidenti Al Khelaifi tani është i prirur të vazhdojë me Neymar. Kjo edhe për të mos mbetur pa asnjë yll në sulm, pas lamtumirës së Messi dhe rrezikut të humbjes së Mbappe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *