• |
ide | kryesore

PSG ose roli që kishte Gianluca Vialli te kombëtarja e Italisë: dy rrugët e hapura para Paolo Maldini

-Instant, Sport
Maldini



Gabriele Gravina do të donte që Paolo Maldini të kryesonte delegacionin e Italisë. Por Paris Saint Germain mund ta zgjedhë atë për të drejtuar ciklin e ri. Kjo është dilema e ish-kapitenit të kuqezinjve, i ndarë mes të kaltërve dhe Kullës Eifel. Maldini ka hyrë në listën e ngushtë prej 4 kandidatësh për rolin e team manager të kombëtares. Krah tij janë edhe Buffon, Oriali dhe Chiellini. Sidoqoftë, në rast të lamtumirës së Campos nga PSG, ai i Paolo Maldini do të ishte një emër i nxehtë për klubin francez.

Klubi parizian mund të ofrojë atë që kapiteni historik i Milan ka kërkuar prej disa kohësh. Një rol plotësisht operacional, i cili përfshin menaxhimin e tregut të transferimeve, zgjedhjen e lojtarëve dhe mbikëqyrjen teknike. Përveç, natyrisht, fuqisë së madhe ekonomike që zotëron klubi i presidentit Al Khelaifi. Luis Campos për momentin pengon përfshirjen e mundshme të Maldini në Paris.

Lexo më tej: Ancelotti pozicionohet në anën e ish-drejtorit Maldini: “Cardinale i tregoi mungesë respekti historisë”

Drejtori aktual i PSG duhet të largohet nga klubi, që të bëhet e mundur mbërritja e Paolos. Megjithatë, për sa i përket Italisë, pozicioni do të ishte ai i figurës përfaqësuese dhe njeriu që do të bëjë lidhjen mes federatës dhe dhomës së zhveshjes. Gravina po merret me riorganizimin e kombëtares, që do të ketë vetëm një pikë fikse: Roberto Mancini. Trajneri do të marrë edhe rolin e mbikëqyrësit të U 20 dhe U 21 dhe mund të gjejë te Maldini një figurë jashtëzakonisht karizmatike në mbështetje të punës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *