• |
ide | kryesore

“Më nis foto, të shoh nëse mund të vish në festë”: përzgjedhje skandaloze për ditëlindjen e Vinicius Jr

-Instant, Sport
Vinicius Jr



Në muajt e fundit, Vinicius Jr ka qenë objekt ofendimesh dhe thirrjesh raciste nga disa tifozë spanjollë. Episodet ndezën indinjatën e justifikuar të publikut. Kundër tyre u pozicionuan ashpër edhe Real Madrid e Liga spanjolle.

Këtë herë në ciklonin e polemikave përfundoi pikërisht ai, për një sjellje të konsideruar shumë maskiliste dhe gjithashtu diskriminuese. Në fakt, siç raportohet nga Brazili, me rastin e ditëlindjes së tij të 23, të festuar më 12 korrik, sulmuesi kishte vendosur rregulla seleksionimi për të ftuarat e seksit femër, krejtësisht të pranueshme.

PËRZGJEDHJA NË HYRJE E VINICIUS JR

Vinicius Jr dëshironte të festonte me stil ditëlindjen e tij të 23-të, vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri. Sulmuesi brazilian ftoi njëqind persona në festë dhe përveç të afërmve, miqve të ngushtë dhe njohjeve të thjeshta, ai u hapi derën edhe shumë vajzave. Ato, megjithatë, duhej të kalonin një lloj përzgjedhjeje.

Lexo më tej: Vinicius, i vë ‘pengesën’ Neymar: pikaset me Key Alves, volejbollisten që refuzoi treshen me O’Ney

Në fakt, gazetarja braziliane Fabia Oliveira i tha Metroples se vajzat duhet të plotësonin kërkesa të veçanta. Duhet të mbanin profilet e tyre në Instagram të hapura dhe t’i dërgonin linkun Vinicius Jr dhe miqve të tij. Këta më pas do të vlerësonin nëse vajzat do të mund të ishin pjesë e festës apo jo. Ftesa do t’u vinte vetëm atyre që konsideroheshin të kënaqshme. E duke pasur parasysh se vlerësimi bazohej në fotot e vajzave, është e lehtë të kuptohet se vendimi lidhej me pamjen e tyre fizike. Prandaj disa “kandidate” u refuzuan, vetëm për shkak të pamjes së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *