• |
ide | kryesore

Inter nuk është më pa portier: Bayern Munich i hap rrugën transferimit të Sommer

-Instant, Sport
Sommer



Nuk është bërë ende, por pothuajse është e kryer. Simone Inzaghi duhet të ketë portierin e tij të ri brenda disa ditësh. Yann Sommer, i cili mbërriti në Japoni me Bayern Munich, është gati të bashkohet me zikaltrit, që mund t’i gjejë në Osaka. Akoma nuk ka mbërritur miratimi i bavarezëve, të cilët po ashtu kanë probleme me kërkimin e një portieri të ri. E megjithatë, palët në këtë pikë janë shumë afër. 6 milionë euro të kërkuara nga gjermanët për të liruar numrin një zviceran do të paguhen nga Inter. E në këtë mënyrë, do të mbyllej një histori që, për arsye të ndryshme, po zvarritet prej ditësh.

Portieri zviceran i ka përsëritur dje Tuchel synimin e tij për t’u transferuar në Milano. Nuk ka problem, ishte përgjigja, sepse vullneti i të gjithëve është të respektojnë dëshirën e lojtarit dhe ta lënë të shkojë. Disa detaje mbeten ende për t’u përcaktuar e duhet punuar me shifrën. Inter kërkon gjithmonë një zbritje të vogël financiare. Bayern, nga ana tjetër, vazhdon të kërkojë një zëvendësues, duke qenë se Neuer, titullari i rolit, është ende i dëmtuar. Neuer u aksidentua në ski, gjatë pushimeve pas Botërorit.

Por është vetëm cështje kohe, kohë që Simone Inzaghi shpreson të jetë sa më e shkurtër. Trajneri i zikaltërve u shpjegoi drejtuesve të tij rëndësinë e punës me portierin e ri, për të përmirësuar qasjen e ekipit të tij nga poshtë. Prandaj, Marotta dhe Ausilio e vendosën Sommer në krye të të gjitha prioriteteve. Madje shtynë kërkimin për sulmuesin për një herë të dytë.

Lexo më tej:Inter mbeti pa portier, edhe De Gea i refuzon: zikaltrit i japin ultimatum Sommer

AUDERO PORTIERI I DYTË

Ndërkohë, ndërsa presin që Sommer t’i bashkohet Inter në Osaka, kuotat e Audero për portierin e dytë po rriten, ndërsa Trubin po largohet. Ish-portieri Samp konsiderohet mjaft i besueshëm dhe sigurisht është më pak i shtrenjtë se 21-vjeçari nga Shakhtar. Marrëveshja mund të mbyllet shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *