• |
ide | kryesore

Absurditeti i Lazios, kërkonte nënkampionin e botës për në pankinë: Hugo Lloris i thotë jo Lotitos

-Instant, Sport
Hugo Lloris



Hugo Lloris i ka thënë përfundimisht jo Lacios. Lajmin e ka raportuar edicioni online i gazetës sportive franceze ‘L’Equipe’. E përditshmja franceze ka shpjeguar se portieri 36-vjeçar i kampionëve të botës në vitin 2018, nuk e ka pranuar ofertën. Një akord i dështuar, pavarësisht se Tottenham, me të cilin ka ende një vit kontratë dhe Lazio kishin gjetur marrëveshjen për transferimin e lojtarit.

Arsyeja e refuzimit të Lloris për tu bashkuar me bardhekaltrit, sërish sipas ‘L’Equipe’, lidhet me faktin se ai ka kërkuar garancinë e vendit si titullar. Një gjë të tillë klubi roman nuk mund ta siguronte, duke pasur parasysh prezencën në radhët e saj të Ivan Provedel. Numri 1 bardhekaltër u zgjodh portieri më i mirë në Serie A sezonin e kaluar. Nga ana tjetër, një kërkesë legjitime e Lloris, që është gjithashtu nënkampion në fuqi i botës, me Francën në Katar.

Lexo më tej: Koha e Lloris te Spurs përfundoi: Vicario zgjedh numrin ‘ters’ te Tottenham

Francezi e ka humbur vendin si titullar te Spurs pas firmës së londinezëve me Vicario. E megjithatë, refuzimi i Hugo Lloris e fut në telashe Lazion. Bardhekaltrit, që shitën Maximiano te Almeria, duhet të kërkojë një tjetër portier për të mbuluar rastet kur do të mu7ngojë ish-portieri i Spezias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *