• |
ide | kryesore

Bad Bunny dhe Al Pacino së shpejti një bashkëpunim

Paparazzi, Slider



Bad Bunny dhe Al Pacino janë duke filmuar një video muzikore në New York City.

Sipas Page Six Al ishte atje më 24 gusht, dhe se projekti i supozuar është “i lidhur me gangsterët”. Media pohoi gjithashtu se u tha se do të shfaqen dy aktorë nga Uncut Gems të Adam Sandler – Keith William Richards dhe Wayne Diamond. Një projekt me tematikë gangstere nuk do të ishte diçka e re për Al, i cili jo vetëm luajti në filmat më të mirë të gangsterëve të të gjitha kohërave, por gjithashtu pati role në Carlito’s Way, Scarface dhe më shumë.

Sigurisht, Bad Bunny, i cili aktualisht është në një lidhje të përfolur me Kendall Jenner, mund të mos ketë qenë në gjendje të imagjinojë një sukses kaq të madh sa që një ditë të xhironte videoklipe me një ng aktorët më të njohur të Hollywoodit. Në një intervistë të marsit 2023, ai pranoi se tani është më e lehtë të imagjinosh nivelet e ardhshme të suksesit.

“Ndoshta në fillim nuk do ta kisha imagjinuar”, tha ai për Time në fillim të këtij viti në Coachella. “Kur isha në dhomën time vetëm duke bërë beat, duke ëndërruar se një ditë do të kisha sukses në muzikë, jo. Por tani me kalimin e kohës që kam parë gjëra të mëdha mund të imagjinoj tjetrën dhe tjetrën. Mbaj mend që dy vjet më parë i thashë vetes, shoku jam tashmë në një nivel që dhe nëse bie nuk do të jem si më parë, nuk do të mund ta rikuperoj jetën time normale si të thuash. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *