• |
ide | kryesore

Përplasen 2 makina në Kamëz, 3 fëmijë dërgohen në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kamëz



Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Kamëz. Mësohet se një automjet me drejtuese një grua me iniciale L. L., dhe pasagjerë 3 fëmijë të mitur është përplasur me automjetin me drejtues një person me iniciale G. D.. Policia thotë se të miturit janë dërguar në spital për kontroll dhe fatmirësisht nuk raportohet për probleme shëndetësore.

“Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D. Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *