• |
ide | kryesore

“Portierin tonë duhet ta shikojnë me dylbi”: Shehi kritik me mbrojtjen që ka pësuar 4 gola në dy ndeshje

-Instant, Sport
Shehi



“Kemi bërë një ndeshje të mirë, edhe pse na vjen keq që pësojmë dy gola. Në të gjithë ndeshjet edhe në miqësoret kemi pësuar. Duhet të punojmë, sepse të marrësh dy gola, janë energji të humbura. Kemi goditur portën 16-17 herë, kemi bërë mirë dhe kemi gjëra të vogla që duhen përmirësuar”. Orges Shehi ka keqardhjen për mënyrë si Tirana e tij pëson gola, 4 në dy ndeshjet e para. Duke folur pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Teutës, tekniku shpjegon se ka gjëra që duhen sistemuar: “Kam dëshirë t’i fitoj ndeshjet 2-0. Iu kam thënë çunave, që portierin tonë kundërshtarët duhet ta shikojnë me dylbi”.

Lexo më tej: Video/ Fikja e dritave i sjell ters Teutës: pas përmbysjes durrësake, Tirana barazon me Najdovski

Hasani, Këpuca e Artë e sezonit të kaluar e autori i golit të parë të bardhebluve në Niko Dovana, është ai që shqetëson më shumë teknikun Shehi. Jo për fakte brenda kuadratit të gjelbër, por sepse ai është në qendër të merkatos: “Hasani është lojtari jonë më i rrezikshëm, sot ka bërë ndeshje të mirë. Nuk dimë si do të rrjedhin ngjarjet. Ndoshta merkato është mbyllur dhe Hasani do të jetë pjesë e jona”, uroi Shehi në përfundim të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *