• |
ide | kryesore

Aludojnë për problem me rinovimin e Kvaratskhelia, Napoli i përgjigjet: “Janë vetëm ka*lliqe”

-Instant, Sport
Kvaratskhelia



Nuk ka negociata të ngritura për rinovimin e Khvicha Kvaratskhelia. E konfirmon Napoli me një postim në rrjetet sociale, me përmbajtje të ashpër. Napolitanët mohojnë se ka tensione mes klubit dhe menaxherit të gjeorgjianit pikërisht sepse është një temë që nuk po diskutohet për momentin. “Disa media vazhdojnë të rrëfejnë, duke pasur menaxherët e lojtarit si burimin e tyre të vetëm, për negociatat e pretenduara për rinovimin e Kvaratskhelia. Janë vetëm “ka*lliqe”. Askush te Napoli nuk ka folur ndonjëherë për rinovimin e mundshëm të lojtarit (kontrata e të cilit skadon pas 4 vitesh). Nuk e ka bërë as Mauro Meluso, as Maurizio Micheli, as Aurelio de Laurentiis, as Andrea Chiavelli”, thuhet në mesazhin e publikuar nga klubi në X.

Kvaratskhelia fiton aktualisht rreth 1.4 milionë euro neto. Marrëveshja skadon në vitin 2027 dhe javët e fundit u fol për një rregullim të mundshëm page deri në 3 milionë euro. Madje mes tifozëve kishte nga ata që pyesnin, nëse pas paraqitjeve më pak ekzaltuese të gjeorgjianit në fillim të sezonit (por edhe përfundimi i sezonit të kaluar nuk ishte pozitiv, goli mungon që nga marsi) fshihet vërtet mungesa e rinovimit.

Lexo më tej: De Laurentiis tallet me Al Hilal: “Për 200 milionë blini një këmbë të Osimhen”

Asgjë nga këto, garanton Napoli. Për momentin rinovimi i kontratës së Kvaratskhelia nuk është një temë e nxehtë për klubin e Aurelio de Laurentiis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *