• |
ide | kryesore

I vjedhin orën Carlos Sainz, ankohet gruaja e interistit Sensi: “Milano qytet i pa denjë e pa sigurtë”

-Instant, Sport
Sensi



Gruaja e mesfushorit të Inter Stefano Sensi shfryn dufin për situatën e sigurisë dhe krimit në Milano. Mendimet e saj Giulia Amodio ia ka besuar rrjeteve sociale: “Sot do të kisha shumë frikë të rrisja fëmijët e mi këtu – shkroi Amodio në një histori në Instagram -. Është bërë një qytet i padenjë nga i cili, ndonjëherë, ndjej se duhet të iki. Nuk është aspak i sigurtë dhe kur ke fëmijë të vegjël janë gjëra me të cilat duhet të përballesh”.

Mesazhi vjen një ditë pas vjedhjes së orës që pësoi në qendër të qytetit Carlos Sainz, pas GP në Monza. Partnerja e mesfushorit të Inter Sensi, sidoqoftë, ka edhe fjalë dashurie për kryeqytetin lombard: “Milano është një qytet i kompletuar në të cilin nuk ndihesh kurrë vetëm. Unë u dashurova me të dhe për mua është ndoshta qyteti më i bukur në të cilin mund të jetoj. Unë e urrej vetminë, të mos dish çfarë të bësh, nuk di të mërzitem. E gjëja e mrekullueshme është se kudo që jetosh, thjesht duhet të shkosh në rrugë e gjen bare, restorante, parqe, dyqane… ka gjithçka!”.

Lexo më tej: Finalja e Champions i rrit pagën: Inter e Simone Inzaghi bashkë deri në vitin 2025

Në dhjetor 2021, çifti kishte pësuar një vjedhje në shtëpi ndërsa ishin në San Siro për ndeshjen Inter-Torino. Hajdutët kishin hyrë nga një dritare e shtëpisë. Ata  kishin vjedhur bizhuteri, çanta dhe orë, duke përfshirë një Patek Philippe me vlerë 60,000 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *