• |
ide | kryesore

FOTO/ “Kemi një klimë të mirë”: Santos kundërshtohet nga fytyra e dëshpëruar e mungesa e përqendrimit

-Instant, Sport
Santos



“Jemi në futboll, aty gjithmonë dikush fiton e dikush humbet, është normale. Edhe humbja është pjesë e lojës. Por nëse ne do të fitojmë, atëherë do të shohim në ndeshjet e radhës vetëm veten tonë. Ndërsa nëse humbasim, do ta kemi mendjen edhe te skuadrat e tjera, do të varemi nga ata”. Fernando Santos ishte dukshëm i lodhur, pa energji, madje edhe shumë pranues edhe ndaj një pyetje që fshihte, jo shumë mbuluar, mundësinë e humbjes së Polonisë së tij. E megjithatë, portugezi i kombëtares polake, kishte të tjera gjëra në kokë.

Vendosja e duarve në kokë, duke mbuluar fytyrën herë pas herë, ishte shprehja e një gjendje të sikletshme. Natyrisht që lidhej me vigjiljen delikate të një ndeshje që mund të vendosë jo vetëm fatet e Polonisë, por edhe të vetë atij. Shqipëria me një fitore do të shkëputej 4 pikë prej tyre. E për më tepër doi të ishin konsumuar edhe takimet direkte. Mbi të gjitha, megjithatë, teknikut i rëndëon një gjendje kaotike dhe e tensionuar në dhomat e zhveshjes, që ai mundohet ta përgënjeshtrojë me fjalë: “Kemi një klimë të mirë – tha ai në konferencë për shtyp -. E kemi patur gjithnjë të tillë, pavarësisht çfarë thonë mediat”.

Lexo më tej: “Nuk kemi asnjë problem përbrenda”: Santos sfidon Shqipërinë, por mendon edhe humbjen

EDHE GAZETARËT POLAKË MOSBESUES

Çështja është se këto fjalë të thëna sipas rastit nuk bindin askënd: gazetarët polakë të parët, që insistonin gjatë gjithë kohës, e këdo që ndoqi konferencën e sikletshme të Fernando Santos. Polonia konsiderohet në momentin e saj më të keq, pikërisht për problemet e brendshme. Santos në konferencën një orëshe të djeshme nuk arriti ta fshehë. E tifozët kuqezi shpresojnë që edhe lojtarët polakë në fushë të mos munden t’i fshehin problemet e tyre të dhomave të zhveshjes. Ato që kanë rëndësi në ndeshjen që nis pas pak janë vetëm 3 pikët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *