• |
ide | kryesore

PSG katastrofik, l’Equipe masakron Skriniar: “Kundërshtarët bëjnë qejf me ngathtësinë e tij”

-Instant, Sport, Video
Skriniar



Nëse sezoni i PSG-së ka filluar vërtet keq, pas një vere pak të thuash e trazuar, e njëjta gjë mund të thuhet për atë të Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak, i marrë nga Interi me parametër zero, ishte një nga më të dobëtit në fushë në ndeshjen që pa kampionët francezë të mposhten 3-2 në shtëpi nga Nice. Në gjykimin e performancës së Skriniar, e përditshmja l’Equipe nuk përdori fjalë të buta në komentimin e notës 3 të dhënë në vlerësimin e tij.

“Me këtë ritëm sllovaku do të bëhet një problem i vërtetë. I torturuar dukshëm në duel nga Moffi. Skriniar humbi një kundër një përballë nigerianit dhe u tërhoq shumë në aksionin e golit të tretë. Lojtarët e Nice shijuan ngadalësinë e tij dhe mungesën e lëvizshmërisë. Nën presion duket i brishtë”, lexohet në komentin e gazetës franceze.

Lexo më tej: Video/ Gafë e bujshme e Skriniar me PSG: tifozët e Inter tallen me mbrojtësin që i braktisi

Një problem më shumë për Luis Enrique. PSG e tij në fazën difensive ka një nga pikat e dobëta për të punuar më shumë (përfshirë Donnarumma).

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *