• |
ide | kryesore

Najdovski kapi gjenitalet për të fyer Katobellin, kthehet në fushë pas një ndeshje: Disiplina pranon kërkesën e Tiranës

-Instant, Sport
Najdovski



Filip Najdovski kthehet në fushë pas vetëm një ndeshje pezullim, si të ishte një plotësim i thjeshtë kartonësh. E pra lojtari ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës me vetëm dy ndeshje, për gjeste fyese në public, gjatë ndeshjes Teuta-Tirana. Mbrojtësi i bardhebluve kapi organet gjenitale, duke iu drejtuar Kotobellit. E pasi mungoi në sfidën me Skënderbeun mund të kthehet në fushë sot kundër Kukësit. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka pranuar kërkesës e Tiranës për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Filip Najdovski në bazë të nenit 75 të KDS.

Një përgjigje e dhënë vetëm pak minuta para ndeshjes së orës 16.00 në Kukës, por me shumë mundësi Tirana ishte në dijeni të vendimit sepse e kishte lojtarin në listat zyrtare të ndeshjes, që dorëzohen një orë para takimit.

Lexo më tej: “Ja ku janë 200 mijë për Lulaj”: Disiplina aprovon kërkesën, Tirana do të paguajë në FSHF

Komisioni i Disiplinës e dënoi maqedonasin për shkak të atij gjesti në ndeshjen në Niko Dovana ndaj Teutës. Mbrojtësi vendosi dorën te organet gjenitale në shenjë ofendimi ndaj Kotobellit. E gjitha ndodhi pas një konflikti verbal mes dy lojtarëve, që zgjati edhe në distancë. Gjatë ndeshjes së zhvilluar në Durrës, Najdovski nuk mori ndonjë ndëshkim për këtë veprim të tij. Por pasi ky episod u shqyrtua me pamje filmike u mor vendimi për pezullimin e kapitenit bardheblu. Tani, Tirana do të paguajë 1 milion lekë, për të konvertuar me pagesë ndeshjen e mbetur të dënimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *