• |
ide | kryesore

Video/ Bardhi i eviton humbjen Dinamos, vetëm 1-1 me Vllazninë: Zabërgja kërkoi penallti, mori të kuq

-Instant, F1, Sport, Video
Bardhi



Dinamo dhe Vllaznia ndahen në një barazim 1-1 në javën e shtatë të Superiores, në një ndeshjes që nuk i shpëtoi polemikave. Barazimi i parë për kryeqytetasit, në rezultatin e dytë pozitiv radhazi. Një gabim, i panumërt i Rexhepit, shkaktoi 11 metërshin për avantazhin e Balajt. Barazoi në minutën e 86′ Bardhi, pas një asist të Kaçorrit. Një pikë për Vllazninë, në kuotën 9 pas shtatë javësh e një për Di Biaggio që nuk i shpëton fundit të renditjes, ku ndodhet në shoqërinë e Laçit e Kukësit.

Në “Elbasan Arena” u luajt një ndeshje e kujdesshme, ku mungesat e shumta të Vllaznisë (shtatë lojtarë) kishin bërë që Memelli të kujdesej për ekuilibrat. Di Baggio, pas fitores me 10 lojtarë kundër Laçit, dëshironte vazhdioësinë. Lorenzo Vila për sulmin e Kaçorri në pankinë, për të mos i dhënë pika referimi dyshes së qendrës kuqeblu Juric-Stojanovic. Dy skuadrat në fushë dhuruan pak gjëra për t’u kujtuar në pjesën e parë, duke tentuar fare pak portat kundërshtare.

NJË PJESË E DYTË ME POLEMIKA

Zhvillimet ishin në pjesën e dytë, që nisi me një penallti në minutën e 49′. Rexhepi gaboi daljen dhe pengoi Grudën duke shkaktuar penallti. Balaj nuk e gaboi mundësinë e paraqitur, duke kaluar përpara shkodranët. Dinamo e vuajti goditjen dhe nuk po arrinte të reagonte. Di Biaggio ndryshoi sulmin, duke hedhur Kaçorrin në fushë e pikërisht numri 9 dhuroi një asist që Bardhi e depozitoi në rrjetë. Mëhidri u përplas me mbrojtësin e tij, duke e bërë të pamundur të shmangej trajektorja e topit që vulosi 1-1 përfundimtar.

Pas golit të shënuar nga Bardhi, Dinamo u shty e gjitha përpara në kërkim të golit të fitores. Zabërgja, tepër aktiv, u rrëzua brenda zonës duke kërkuar penallti. Në vend të saj, mori nga arbitri Andi Koçi kartonin e dytë të verdhë për simulim. Një vendim i arbitrit pa rishikuar pamjet në VAR, që tensionoi dinamovitët. E megjithatë nga një pikë, Dinamo në kuotën 7 në vendin e 9 e Vllazninë me 9 pikë në vendin e 4.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *