• |
ide | kryesore

Video/ Belotti udhëheq Romën, poker ndaj Servette: fiton Liverpool, Slavia keqtrajton Sheriff 6-0

-Instant, Sport, Video
Belotti



Spektakël golash në mbrëmjen e Europa League me Slavia Prague e Roma që e ekzagjerojnë më shumë se të tjerët. Në Olimpico, Roma mundi Servette 4-0 në raundin e dytë të Grupit G të Europa League dhe ruan kryesimin e tabelës me pikë të plota. 6 pikë edhe për Slavia Pragë, që mposhti Sheriff 6-0. Lukaku hap sërish rezultatin, duke konsoliduar serinë e tij rekorde, duke e çuar në 13 numrin e golave të shënuar në Europa League. Në pjesën e dytë, verdhekuqtë u ekzaltuan dhe mbyllën rezultatin me një dygolësh të Belotti dhe një gol të Pellegrini. Kapiteni i Romës ishte shumë i pafat pasi hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe luajti vetëm 11 minuta, para se të kërkonte një zëvendësim për shkak të një dëmtimi muskulor.

Me dy qendërsulmues funksionoi. Sepse Lukaku e zgjeroi serinë e tij rekord në 13 ndeshje radhazi me gol të shënuar në Europa League. E sepse Belotti shënoi dygolëshin e dytë të sezonit të tij, pas atij fillestar me Salernitana. Me pak fjalë, nëse për njëfarë kohe Roma vuajti për të ndezur motorët, në pjesën e dytë ndryshoi xhirot, duke sjellë në shtëpi një fitore të pastër 4-0 kundër zviceranes Servette. Mourinho mbetet kështu në krye të grupit me pikë të plota, bashkë me Slavia Pragë.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjera, për Grupin E Liverpool likuidon 2-0 St.Gilloise. Reds kanë pikë të plota, të ndjekur nga Toulouse, që kaloi 1-0 LASK, në vendin e fundit me 0 pikë. Në Grupin F, Maccabi Haifa rezistoi pa gola përballë Panathinaikos. Grekët janë të parët me 4 pikë, ndërsa pas tyre vjen Villareal, që mori tre pikët e para, duke mundur 1-0 Rennes, gjithashtu me 3 pikë. Në fund e mbyllin izraelitët me 1 pikë. Në Grupin G Roma e Slavia dhanë spektakël: 4-0 verdhekuqtë, 6-0 çekët ndaj moldavëve të Sherrif Tiraspol. Në Grupin H, Leverkusen doli fitues në transfertën me Molde 1-2. Gjermanët janë të parët me pikë të plota, po ashtu si Qarabag, që kaloi 0-1 Haecken, me Xhixhën që e pa ndeshjen nga pankina.

REZULTATET E MBRËMJES

Europa League Group E
Liverpool 2-0 Union St.Gilloise
Toulouse 1-0 LASK
Europa League Group F
Maccabi Haifa 0-0 Panathinaikos
Villarreal 1-0 Rennes
Europa League Group G
Roma 4-0 Servette
Slavia Prague 6-0 FC Sheriff
Europa League Group H
BK Haecken 0-1 Qarabag FK
Molde 1-2 Bayer Leverkusen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *