• |
ide | kryesore

Video/ Vajzat e kombëtares ndjekin stërvitjen e kuqezinjve para Bullgarisë, Sylvinho: “Ne jemi një”

-Instant, Sport, Video
Sylvinho



Suksesit të Kombëtares shqiptare po i gëzohet këto ditë e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Futbollistët e teknikut Sylvinho janë kthyer edhe në motivuesit më të mëdhenj jo vetëm për brezat më të vegjël që luajnë futboll, por edhe për ekipin Kombëtar A të vajzave, që në shtator nisi rrugëtimin në edicionin e ri ‘UEFA Nations League’ për këtë kategori.

Dy Kombëtaret patën një takim shumë miqësor pasditen e sotme në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Kuqezinjtë u vizituan në stërvitjen e sotme nga disa prej vajzave të Kombëtares, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-së Duka: “Ne e duam shumë Kombëtarem, duam fanellën e Kombëtares, pavarësisht se kush e vesh atë. Dhe për këtë jemi këtu: Ne jemi NJË për një qëllim! Për të zhvilluar sa më shumë futbollin në Shqipëri dhe ju jeni shembujt më të mirë. Pa dyshim që fitoret dhurojnë emocion, si ajo fitore me Çekinë. Ajo që është e rëndësishme është që rinia shqiptare, djemtë dhe vajzat e këtij vendi të mendojnë të bëhen si ju, pasi ju jeni shembujt pozitivë të Shqipërisë”, tha Presidenti Duka.

Lexo më tej: “Faleminderit që fituat”: Muçi merr mesazhe nga shokët e skuadrës te Legia

Trajneri Sylvinho i ka qendruar konceptit të presidentit të Federatës: “E them gjithmonë: Futbolli nuk luhet vetëm. Kurrë. Luhet bashkë dhe siç e tha Presidenti Duka ‘NE JEMI NJË’. Faleminderit profesor Armir Grimës për këtë vizitë dhe të gjitha vajzave. Është kënaqësi që ju kemi sot këtu mes nesh” e mbylli Sylvinho.

Në fund, të dyja ekipet bënë një foto së bashku, ndërsa vajzat tentuan t’i shënon edhe disa gola portierit Etrit Berisha.

https://youtu.be/VH09peydN10



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *