• |
ide | kryesore

Tirana në ankth, debuton Mehmeti, Partizani me drejtor në pankinë: Superiorja bëhet gati për fazën e dytë

-Instant, F1, Sport
Tirana



Kampionati bëhet gati për raundin e dytë: dy ndeshje të premten e tre të shtunën do të kompletojnë javën e 10 të Superiores. Skuadrat kanë tani përpara një tjetër sforco, para pauzës së kombëtares. Tirana e ka të ndaluar të mos fitojë, pas dy humbjesh, Partizani vazhdon të drejtohet në pankinë nga Drejtori Abilaliaj. Te Dinamo debuton Mehmeti, ndërsa nga kjo situatë shpreson të përfitojë Egnatia kryesuese.

Pas pikëve të fituara me Nicën në pankinë, Kukësi tashmë e ka treguar se mund të frikësojë këdo. Verilindorët janë bashkuar me grupin tjetër të skuadrave dhe kërkojnë të dalin nga zona e rënies. Nica kërkon që blutë të tregohen një skuadër fushe. E rasti për ta aplikuar është kur në orën 14.00 në Kukës Arena të mbërrijë Vllaznia. Shkodranët vijnë nga suksesi në Korçë. Por Memelli ka nevojë për vazhdimësi për të rikapur zonën e katër të parave, për momentin -1.

Ngjeshja e renditjes, ku e treta ku bën pjesë Laçi nga e nënta i ndajnë vetëm 3 pikë e bën transfertën me Erzenin shumë delikate për bardhezinjtë e Josës. Pas humbjes me Kukësin, kurbinasit nuk mund të gabojnë ndaj shijaksve. Skuadra e Deliallisit, me 11 pikë, është vetëm dy pas tyre.

SUPERIORE, JAVA X

27/10/23
Kukësi 14 : 00 Vllaznia
Erzeni 17 : 00 Laçi
28/10/23
Tirana 14 : 00 Dinamo
Teuta 17 : 00 Partizani
Skënderbeu 17 : 00 Egnatia

Vëmendja, megjithatë, është e përqendruar në derbin kryeqytetas, jo aq shumë për spektaklin që pritet, sa për momentin e Tiranës dhe Dinamos. Me dy humbje radhazi Ahmataj e di që ka mbetur pa alibi. Përballë do të jetë vërtetë skuadra e fundit me 7 pikë, por që me rikthimin e Mehmetit në pankinë është e paparashikueshme në lojë.

Në orën 17 do të luhet edhe ndeshja e parë e këtij sezoni mes Teutës dhe Partizanit, që nuk e kanë rikuperuar ende sfidën e shtyrë të javës së parë të kampionatit. Të kuqtë janë ende me drejtorin Abilaliaj si trajner provizor, por vijnë nga dy fitore radhazi. Ndërsa Martini mund t’i ketë dhënë besim durrsakëve me përmbysjen spektakolare të javës së fundit ndaj Dinamos.

Lexo më tej:Video/ Dinamo mbytet në rrebeshin e Elbasanit: polemika për penalltinë, Teuta e përmbys në shtesë

Në fund, por jo nga rëndësia, është përplasja në Korçë, ku Skënderbeu i alergjisë ndaj barazime, 0 në kolonë, do të presë kryesuesit e Egnatias, që sapo ka mundur dy nga skuadrat e kryeqytetit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *