• |
ide | kryesore

Një “plakush” bën spektakël në kalçeto, por është një ish-kampion i kamufluar: video është virale

-Instant, Sport
plakush



Imagjinoni të gjeni veten në një fushë futbolli në provincë, ku në një moment shfaqet një “plakush” rreth të gjashtëdhjetave. Burri, me mjekër dhe kapele, kërkon të luajë për t’u argëtuar me ju. Të hutuar, ju vendosni t’i jepni atij një fanellë, edhe pse nga veprimet e para e kuptoni se futbolli nuk bën për të.

Vetëm se në këtë rast, befasia është se ai “plakush” ishte një ish-kampion i sportit më të bukur në botë. E sapo zbret në fushë fillon të dominojë sfidën me klasin e tij të pamasë.

Kjo, me pak fjalë, është ajo që ndodhi në Angli dhe që pa protagonist ish-sulmuesin e Tottenham dhe Manchester United, Dimitar Berbatov. Bullgari iu përgjigj pozitivisht shakasë së sajuar nga djemtë e Shoot For Love, një kanal shumë i ndjekur në YouTube për gati dy milionë. abonentë. Videoja tashmë është virale dhe nuk mund të ndodhte ndryshe…

BERBATOV, I KAMUFLUAR, I HABIT TË GJITHË

Sulmuesi bullgar, i maskuar dhe praktikisht i padallueshëm, shfaqet i ndrojtur në fushë dhe gjen vend në një nga dy skuadrat. Askush nuk e kuptoi se kush ishte në të vërtetë. Më pas, pas një fillimi të sikletshëm dhe të ngathët, sipas skenarit, ai fillon të bëjë spektakël, duke i kënaqur të pranishmit me asiste dhe gola. Më pas ai kërkon pushim, por kur kthehet në fushë pas pak minutash është pa maskim dhe ka veshur fanellën e tij legjendare të Manchester United. Në fund për Berbatov 3 gola, 4 asiste, por mbi të gjitha buzëqeshje, foto dhe emocione për të rinjtë e pavetëdijshëm se e kanë ndarë fushën me një yll të vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *