• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo kthehet në Champions League 2024-2025: UEFA ka ndërmend të ftojë Al Nassr

-Instant, Sport
Al Nassr



UEFA synon të ftojë Al Nassr për të marrë pjesë në Champions League 2024-25, me arsyetimin se klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldo është një nga tre klubet më popullorë në botë. Ky është lajmi që vjen nga Arabia dhe raportohet nga British Football Talk. E vërtetë apo më shumë fantazi, sepse ka ende shumë pengesa për tu kapërcyer, duke filluar nga Fair Play-i financiar që ekipet evropiane duhet të respektojnë ndryshe nga ato arabe që shpenzuan shumë gjatë verës falë fondit sovran të PIF.

Përveç çështjes (të rëndësishme) të respektimit të Fair Play-it financiar, duhet të merret parasysh edhe se sezonin e ardhshëm do të fillojë formati i ri i Champions League. Numri i skuadrave që do të shkojë nga 32 në 36 në një grup të vetëm, bazuar në formatin e Euroligës së basketbollit. Për arsye kalendarike, padyshim që skuadrat nuk do të mund të luajnë të gjitha me njëra-tjetrën, por secila skuadër do të përballet me të njëjtin numër kundërshtarësh të ndarë në vazo dhe të shortuara. Numri i ndeshjeve të garantuara do të rritet gjithashtu nga 6 në 8, katër në shtëpi dhe katër jashtë.

Lexo më tej: Video/ Ronaldo ende një përbindësh: finte që shtriu në bar tre mbrojtës, pastaj gol në trekëndësh

DILEMAT E SKENARIT

Në këtë skenar, lind spontanisht pyetja ende pa përgjigje, se kush do t’i hapë vendin arabëve të Al Nassr dhe mbi bazën e cilit kriter do të zgjidhet skuadra e përjashtuar. Më pas është edhe reagimi i tifozëve për këtë eventualitet që duhen marrë parasysh, po ata tifozë që i thanë jo Super League dhe që tani do të shihnin një të imponohej një ekip, thjesht për arsye ekonomike.
Sigurisht, nëse lajmi do të konfirmohej, një njeri do të ishte i lumtur, pikërisht Cristiano Ronaldo. Golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League (140 gola) mund të rrisë numrin e tij të realizimeve dhe të bëhet gjithnjë e më legjendar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *