• |
ide | kryesore

Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti: Jemi para një finaleje, luajmë vetëm për tre pikë

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Në prag të sfidës ndaj Moldavisë, për Euro 2024, trajneri Sylvinho dhe kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën zyrtare. Nga stadiumi ‘Zimbru’ në Moldavi. tekniku brazilian dhe mbrojtësi kuqezi folën për rëndësinë e kësaj sfide. Ndërkohë që vlerësuan maksimalisht edhe ekipin kundërshtar.

Trajneri Sylvinho u shpreh se skuadra kuqezi do të hyjë në fushë nesër vetëm për të marrë tre pikët. Sipas tij kjo është finalja e parë e këtij muaji dhe një ndeshje mjaft vendimtare për Shqipërinë.

A na favorizn fakti që Moldavia do të luajë vetëm për fitore? 

Në futboll gjithmonë luhet vetëm për fitore. Nëse dy skuadra barazojnë do të thotë që asnjë ekip nuk ishte i aftë për të fituar. Barazimin unë e shoh si pasojë e lojës, jo si një objektiv për skuadrën. Nuk mund të menaxhohet ndeshja në këtë mënyrë duke menduar që na duhet një pikë dhe shkojmë për barazim. Përkundrazi, nesër do të shkojmë për të marrë tre pikët në këtë sfidë jo për barazim. Moldavia është një ekip shumë i fortë në shtëpi, ka mundur Poloninë, ka barazuar me Çekinë, kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë.

Po nëse nuk i mbyllim nesër llogaritë e kualifikimit për në Europian?

Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një finale nesër, një ndeshje shumë vendimtare dhe të rëndësishme. Edhe lojtarët e reflektojnë seriozitetin dhe kjo është diçka pozitive. Janë të ndërgjegjshëm për faktin që s’ka mbaruar asgjë akoma sa i përket kualifikimit. Luajmë ndaj Moldavisë, një kundërshtar shumë i fortë, ekip i mirëorganizuar, kanë lojtarë që në aspektin individual janë shumë cilësorë, një skuadër shumë fizike dhe sidomos në fushën e vet janë shumë të vështirë.

Vendi i parë apo inteligjencë taktike ?

Përsa i përket të ardhmes nuk mendoj asgjë. Jam i fokusuar vetëm te ndeshja me Moldavinë në këto momente. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim strategjie. Do të kemi një kundërshtar shumë fizik, i aftë në lojën në ajër, në goditjet standarte shumë i rrezikshëm. Ne nga ana tjetër jemi një skuadër që nisemi mirë në kundërsulm dhe kemi lojtarë shumë të mirë në fazën ofensive. E e dimë shumë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe mendojmë 100% vetëm për të. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë por duhet fituar nesër.

Gjendja e lojtarëve

Puna në një Kombëtare është e vështirë. Një trajner duhet të presë deri në moment të fundit për të shpallur listën, pasi ka surpriza. Mund të ketë lojtarë që dëmtohen apo probleme fizike. Ashtu si me Ajetin, i cili për fat të keq nuk ia doli dot të ishte me skuadrën, por ne morëm Jon Mersinaj. Jemi ok me këtë listë pasi kemi lojtarët e duhur. Mendoj vetëm për lojtarët që kam në dispozicion. 60-70% e grupit kanë luajtur thuajse të gjitha ndeshjet deri më tani dhe kanë bërë shumë mirë. Jemi të kënaqur me gjendjen e lojtarëve.

Si ndihet skuadra në aspektin psikologjik? 

Në futboll të gjitha skuadrat luajnë për të fituar dhe nuk mund të hysh në lojë duke bërë llogari. Barazimi do të ishte thjesht një pasojë e 90 minutave të lojës që skuadrat prodhojnë në fushë. Ekipin e kam parë në formë të mirë, situata është e qetë, lojtarët po punojnë me seriozitet. Më vjen mirë të kuptoj prej tyre që janë të ndërgjegjshëm dhe që e kanë kuptuar se asgjë nuk ka mbaruar akoma. Kështu që nesër të dyja ekipet do të hynë për fitore.

Shqipëria, surpriza e grupit dhe realitet. Avantazh për ne?

Që kur ka nisur fushata kualifikuese jam shprehur që kemi një grup shumë të vështirë përpara. Dhe objektivi ishte që të vinim në nëntor në këto kushte. Jemi në një grup ku katër skuadra janë në lojë për t’u kualifikuar. Avantazhi ynë është fakti që ne jemi më mirë se kundershtarët në renditj. Por asgjë s’ka mbaruar ende.

Kapiteni Berat Gjimshiti vlerësoi kundërshtarin dhe theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë tre pikët, siç bëjnë gjithmonë.

A ju kujton mbrëmjen e Armenisë kjo?

Po, sigurisht që ka kujtime, sidomos kur je sërish në aeroplon dhe ke prapë në dorë kualifikimin. Sigurisht që të kujtohen ato momente të bukura dhe pozitive. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë dhe duhet ta përsëritim. Ka shumë lojtarë në këtë ekip që nuk e kanë përjetuar atë që e kemi përjetuar ne që jemi pak më të vjetër. Do japim gjithçka në fushë.

A jeni më seriozë së duhet këtë herë?

Brenda ekipit jemi njëlloj. Presioni rritet sa më afër kualifikimit je. Besoj se presioni transformohet më së miri në fushë, presioni edhe mund të ndihmojë. Nuk duhet të shqetësohemi. Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet t’i ndihmojmë më të rinjtë. Edhe trajneri bën punën e tij, e di çfarë u flet. E dimë se jemi shumë afër kualifikimit, por nuk duhet të harrohet rruga që kemi bërë deri këtu për ta bërë ëndrrën realitet.

Sa e vështirë do jetë?

Do jetë ndeshje e vështirë, siç kanë qenë edhe ndeshjet e tjera të them të drejtën. Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë ndeshjen në ‘Air Albania’, deri në minutën e 60-të kur bëri gjuajtjen Asani nuk kishim shumë raste për të shënuar gol. E dimë vështirësinë në këtë ndeshje. Jemi përgatitur shumë mirë për t’i përballuar ato që ndodhin në fushë. Të shkojmë të gjithë në një drejtim.

A do bëjmë llogari nesër?

Unë, por as ekipi, nuk do të hyjmë në fushë për barazim. Asnjë ekip nuk futet në fushë për një pikë. Në natyrë e kemi që të futemi në fushë për tre pikë, kështu do jetë edhe nesër. Nëse nuk futesh me atë mentalitet ke shumë mundësi të gabosh akoma më shumë.

 



3 Comments

  1. nuk te dhimbsen parate e shqiptarve qe do ta vene dysh mor idiot?

    pse i fryn ta vene 2 per shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *