• |
ide | kryesore

Fitoi Topin e Artë afrikan, Osimhen mbyll çështjen Tik Tok: “Kurrë nuk jam trajtuar keq, ishte një gabim idiot”

Sport
Osimhen



Victor Osimhen u zgjodh lojtari afrikan i vitit në CAF Awards 2023. Sulmuesi i Napolit, udhëtimi i të cilit në Marok në prag të ndeshjes vendimtare të Champions kundër Bragës ngjalli shumë polemika, mundi finalistët e tjerë Hakimi dhe Salah. Me triumfin e tij trofeu kthehet në Nigeri 24 vjet pas herës së fundit, kur fitoi Nëankëo Kanu. “Faleminderit të gjithëve, Zoti ju bekoftë”, ishin fjalët e para në marrjen e çmimit nga sulmuesi, që tashmë është nigeriani i katërt që e arrin këtë çmim.

ÇËSHTJA TIK TOK

Fituesi i freskët i Topit të Artë të Afrikës, Victor Osimhen ka dashur të dërgojë edhe një sinjal për Napolin. Nëse rinovimi është më afër siç njoftoi vetë De Laurentiis, nigeriani dëshiroi të mbyllte njëherë e mirë çështjen e famshme tik tok. Ajo shpërtheu shtatorin e kaluar pas një videoje të publikuar në rrjetin social nga klubi napolitan. Ish-menaxheri i tij u vërsul rëndë ndaj Napolit). “Nuk u trajtova keq nga Napoli apo nga De Laurentiis – tha sulmuesi i fortë nigerian, që hodhi ujë mbi zjarr -. Ishte thjesht një gabim ‘idiot’ i një individi që donte të bënte shaka në një moment të caktuar”.

Lexo më tej: Calenda, menaxheri i Osimhen kërcënon pas videos në TikTok: “U tallëm nga Napoli, tani veprime ligjore”

Osimhen gjithashtu ka treguar raportin e rëndësishëm që ka me pronarët napoletanë: “De Laurentiis, djali i tij Edoardo dhe shumë nga shoqëria ishin me mua duke më mbështetur – shtoi ai -. Ata më shpjeguan situatën, fola me personin përgjegjës që më tregoi se i vinte vërtet keq. Për mua kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Ne zgjidhëm gjithçka, kështu që jam i lumtur. Tani shikoj nga e ardhmja për të lënë gjithçka pas meje. Kjo histori është e kaluara.” Tani mbetet vetëm mbyllja e procesit të rinovimit: nënshkrimi nuk duhet të jetë larg, me një klauzolë 120 milionë euro për t’u përfshirë në kontratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *