• |
ide | kryesore

Charlie Puth fejohet me Brooke Sansone

Paparazzi, Slider



Charlie Puth zbuloi së fundmi se është fejuar me Brooke Sansone.

Përmes rrjetit social, Instagram, ai tregoi se i kishte propozuar  të dashurës së tij në New York City.

“Unë fluturova në Nju Jork për t’i kërkuar shoqes sime më të mirë të martohej me mua, dhe ajo tha po,” shkroi Puth, poshtë disa foto të dyshes uke festuar në Lucali në Carroll Gardens, Brooklyn. “Unë jam versioni më i lumtur, më i mirë i vetes sime dhe gjithçka është falë teje Brookie. Të dua pafundësisht përgjithmonë e përgjithmonë.”

Lajmi i fejesës së tyre vjen pasi ata u fotografuan duke dalë së bashku në New York City të mërkurën. Muajin pasues, Puth u shfaq në emisionin The Howard Stern të SiriusXM dhe zbuloi se ishte i dashuruar dhe ishte “me dikë” me të cilin ka një histori të përbashkët.

“Ajo është dikush me të cilin jam rritur,” tha ai, duke shtuar se është “mirë” të kesh dikë që ai e njeh për “një kohë të gjatë” në mes të karrierës së tij muzikore.

Këngëtari i “Light Switch” zyrtarizoi lidhjen në Instagram në dhjetor 2022, duke ndarë një sërë imazhesh të çiftit të realizuara në një kabinë fotografike teksa festonte ditëlindjen e tij të 31-të./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *