• |
ide | kryesore

Iu hoq imuniteti, Berisha jep indicie se do zhvendoset në seli

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Sali Berisha ka dalë këtë pasdite nga selia e PD dhe është drejtuar për në banesën e tij, teksa qëndroi aty për më shumë se tre orë, që pas mbylljes së seancës plenare dhe vendimit për heqjen e imunitetit të tij.

Berisha u tha gazetarëve duke qeshur se përsa se do të konsultohet “me avoketërit” sa i përket vendimit se ku do ta kryej masën e ‘arrest shtëpie’, nëse kjo do të jepet nga Gjykata, në banesë apo në selinë e PD.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës.

Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha.



4 Comments

  1. Ne hale beje me mire arrestin Sale!

    Te kumbon me shume zeri

    Lirohesh me kollaj, kur te te vije frymezimi

    Plus, qe ja merr doren dhe qe tani biruces

  2. Unë kam qenë gazetar që kam mbështetur opozitën dhe të kam ndihmuar të dalësh nga bataku ku fute vendin dhe veten pas vitit 1997. Besoj të kujtohet kur të kam gjetur në zyrë me 2 të natës, me dritë të fikur nga frika, me gruan që nuk e dije ku e kishe, me fëmijët që të ishin arratisur në Itali dhe me Genc Pollon në paradhomë që tallej me frikën tënde. Besoj e mban mend kur më ke ngelur në dorë më 1 të natës, natën që Edi Rama u bë për herë të parë kryetar bashkie në Tiranë dhe m’u desh të thërrisja tët bir të të jepte “ilaçin” që të mban Liria në sirtar për tu ngjallur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *