• |
ide | kryesore

Osimhen firmos me Napolin deri në vitin 2026: De Laurentiis përfshin klauzolën 130 milionë euro

Sport
Osimhen



“Rinovimi i Osimhen? Ndoshta, e them ndoshta, do të jetë surpriza nën pemën e Krishtlindjes”, tha presidenti i Napolit, De Laurentiis. E thënë, e bërë. Sulmuesi nigerian ka zgjatur kontratën e tij me klubin italian deri në vitin 2026 (marrëveshja aktuale skadonte në qershor 2025). Lajmin e ka dhënë vetë numri një i Napolit, me një postim në Tëitter me një foto të nënshkrimit të Osimhen. Në marrëveshjen e re mes Osimhen dhe klubit – siç raporton Sky – përfshihet një klauzolë e zgjidhjes. Bëhet fjalë për një shumë mes 120 dhe 130 milionë neto në favor të Napolit. Presidenti De Laurentiis dhe menaxheri i lojtarit Roberto Calenda kanë zyrtarizuar marrëveshjet verbale të arritura ditët e fundit.

Akordi mbërriti pas takimit që u zhvillua ditët e fundit mes presidentit De Laurentiis dhe menaxherit Calenda. Takimi i ri kokë më kokë sot, ishte për të zbardhur detajet përfundimtare. Një rinovim që erdhi pas një negocimi që vazhdon prej muajsh, mes ngadalësimeve dhe deklaratave të dashurisë, edhe përballë ofertave të forta që mbërritën verën e kaluar.

Lexo më tej: Fitoi Topin e Artë afrikan, Osimhen mbyll çështjen Tik Tok: “Kurrë nuk jam trajtuar keq, ishte një gabim idiot”

“Kam folur me Napolin dhe vendosa të qëndroja, por ishte çmenduri. Aq më shumë thosha jo, aq më shumë rrisnin ofertën ekonomike – tha Osimhen në një intervistë në podcast The Obi One Podcast, i organizuar nga ish-Chelsea Obi Mikel -. Unë fola me Napolin dhe vendosëm së bashku të refuzonim. Nuk doja që njerëzit të mendonin se doja të largohesha. Ishte një vendim pozitiv për karrierën time, megjithëse futbolli luhet edhe për para”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *