• |
ide | kryesore

Video/ Gol pas 54″, Gruda i jep fitoren Vllaznisë: Rashiti e dërgon ‘panenkën’ e tij te tifozët

F1, Sport, Video
Gruda



Vllaznia e nis vitin me fitore, duke mposhtur Kukësin në Loro Boriçi, për të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat. Shkodranët konsolidojnë vendin në katër të parat falë një goli blitz. Gruda shënoi pas 54 sekondash, por Kukësi mund të barazonte me penallti në fund të pjesës së parë. Rashiti ishte skandaloz me panenkën e tij, duke e dërguar topin mbi traversë.

Shkodranët e gjetën golin sapo filloi loja. Gruda, pas një aksioni të shpejtë në qendër nuk gaboi përballë Tafas. Osmani mund të qetësohej në pankinë, për startin perfekt të 2024 nga të tijtë. Kuqeblutë, ndoshta të ndikuar nga avantazhi i shpejtë, hoqën dorë nga presioni, duke dështuar të mbyllnin ndeshjen. Kukësi, i rinovuar nga shumë ndryshime edhe pse shumica të ardhur nga Tomorri i Kategorisë së Parë, krijoi raste dhe mund të barazonte në fundin e pjesës së parë. Pusi preku topin me dorë dhe Alla vazhdoi lojën, por pas thirrjes në VAR ndryshoi mendim dhe akordoi 11 metërsh. Rashiti provoi me panenka por konkluzioni ishte tërësisht i gabuar, me topin te tifozët.

Lexo më tejI anulohet goli dhe luajti me 10 lojtarë, Laçi i pakënaqur me arbitrimin: Erzeni i shton një pikë vetes

E të mendosh që sulmuesi sapo ishte rehabilituar nga papërgjegjshmëria e akuzuar nga tekniku Nica. Tani një tjetër rast i shpenzuar, që kushton të paktën një pikë. Në minutën e 70′ Rashiti ishte sërisht afër golit, por gaboi shënjestrën. Përgjigja e kuqebluve erdhi, por Tafas ishte gati. Gruda u ndal nga kapiteni i Kukësit në minutën e 72, që u përsërit edhe ndaj Balajt 11 minuta më pas. Në fund, Vllaznisë i mjaftoi goli blitz për të siguruar fitoren e parë të vitit, duke blinduar më shumë pozitën e saj në klasifikim. Kukësi është në pozita delikate, i parafundit me 19 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *