• |
ide | kryesore

Video/ Teuta rikuperon dy gola dhe bllokon Tiranën mes polemikave: Lloci shënon dygolësh, Doka përjashtohet

F1, Sport, Video
lloci



Teuta rikuperon nga 0-2 në 2-2 përballë Tiranës dhe rrëmben një pikë që ngjan me fitore, pavarësisht se mbetet në vendin e fundit. Tirana pas dy fitoreve radhazi ndalon në Durrës, duke rrezikuar tashmë parakalimin e Vllaznisë dhe afrimin e kandidatëve të rrezikshëm për një vend në Final Four. Avantazhit të Lushkjes dhe Abazajt, iu përgjigj Matias Lloci me një dygolësh. Në fund, protesta të bardhebluve për një prekje me dorë në golin e dytë të durrsakëve dhe përjashtimi i Albi Dokës, që do të humbasë ndeshjen me Skënderbeun.

Në ndeshjen e javës së 20 të Superiores, Martini i bëri debutimin nga minuta e parë Arbër Çyrbjes dhe Rodrigo Faust. Në anën tjetër Ahmataj zëvendësoi Najdovskin me të riun Meta. E megjithatë impakti për vendasit ishte katastrofik dhe në minutën e 24′ Lushkja shënoi me një goditje të fortë për avantazhin bardheblu. Teuta nuk gjeti ritmin dhe Tirana e fundosi goditjen në fillimin e pjesës së dytë. Abazaj shfrytëzoi asistin e Haxhiut për të ndëshkuar portierin Dema.

Vetëm se Tirana e rrëmbyeshme e pothuajse një ore lojë u fik dhe Teuta mori frenat e lojës. Faust tentoi pa sukses të gjente portën e Abdullahut, por kthesa do të vinte në minutën e 57′ kur në fushë të futej Lloci. Lojtari nuk vonoi të impenjonte portierin e Tiranës, por gjeti çelësin e hapjes në minutën e 79′. Harkimi nga e majta e Kotobellit u devijua nga Lloci në shtyllën e dytë, duke hapur ndeshjen. Lojtari pastaj kompletoi dygolëshin dy minuta më vonë, duke përfituar brenda zonës. Protesta të bardhebluve për një prekje me dorë, por vendimi nuk ndryshon dhe në fund edhe Albi Doka u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë kryeqytetasit me 10 lojtarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *