• |
ide | kryesore

Kahrimanovic humbi penalltinë që nuk duhej, Skënderbeu i tregon vendin Erzenit

Sport
Skënderbeu



Skënderbeu triumfon në sfidën që do të ndante qartësisht gjërat mes luftës për mbijetesë apo ambicjes për të synuar një Final Four të pamenduar në fillim të sezonit. Korçarët janë imponuar 3-0 kundër Erzenit, duke u larguan nga zona e playout shtatë pikë. Dështon keq skuadra e teknikut Bejzade, që komplikon pozitat duke përfunduar në zonën e rënies nga kategoria. Shijakasit janë kaluar edhe nga Teuta dhe tani shpëtimi është 6 pikë larg.

Një start blitz i korçarëve i dha drejtim menjëherë ndeshjes. Dy gola të shpejtë përballë shijakasve, Frenkly në minutën e 2′ dhe Nikaj me penallti në minutën e 7′. Praktikisht një ndeshje që duhej vetëm administruar, si bënë të besuarit e Gvozdenovic. Pak mundësi për të reaguar nga Erzeni, edhe ato jo serioze drejt portës së Alias.

Lexo më tejQato i heq fitoren nga duart Dinamos: super goli i mesfushorit mban Laçin me shpresë për Final 4

E megjithatë, në pjesën e dytë, shijakasit mund të futeshin në lojë, kur në favor të tyre u akordua një penallti. Kahrimanovic u hipnotizua nga Alia, që ndali mundinë e vetme të të besuarve të Bejzades për të hapur ndeshjen. Numri 10 i Erzenit gaboi në momentin më të papërshtatshëm dhe atëherë, Skënderbeu fundosi goditjen. Janaqi shënoi golin e tretë, duke mos i dhënë më asnjë shpresë vendasve. Gvozdenovic e sheh tashmë veten vetëm 3 pikë larg zonës së “Final Four”. Erzeni, që pa ti anulohet edhe goli i Blazevic, e sheh veten në zonën e rënies dhe tani Bejzade duhet ti japë një shkundje skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *