• |
ide | kryesore

E rrallë/ Leo, qeni po pret të zotin të dalë nga spitali

Pikante



E kush nuk e ka parë dhe nuk është përlotur me filmin e vitit 2009, “Hachi: A Dog’s Tale” me Richard Gere. Ishte ekranizimi i historisë së vërtetë të një qeni japonez që priti për 10 vite të zotin e tij në stacionin e trenit që të kthehej.

Një histori e ngjashme vjen nga Italia. Në qytezën Tolmezzo të Udines vjen historia e Leos, një qen që në këto ditë të ftohta po qëndron përpara një spitali.

Ai ka qëndruar aty ditë të tëra, në të ftohtë dhe në shi dhe ka pritur derisa i zoti ka dalë nga spitali ku ishte shtruar. Pasi u shpërndanë disa foto në Facebook ishin të shumtë ata që shkuan të ndihmojnë qenin me batanije dhe ushqim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *