• |
ide | kryesore

Gjendje alarmante/ “Sëmuret” rëndë Bruno Shllaku

Pikante



Nganjëherë kur të jep tesrën partia është më keq sesa të marrë mendjen perëndia. Kjo me sa duket i ka ndodhur edhe aktorit shkodran Bruno Shllaku, i cili vendosi të bëhej socialist në moshë të thyrer. Dhe detyra e partiakut e ka thirrur për të thënë pa teklif perla të denja që të bëhen hit në rrjet. Ai ka nxjerë një deklaratë të plotë ku është pro shembjes së teatrit. Deri këtu dëshira mund të duket normale. Por ai duket se ka nevojë të vizitohet me argumentimin që i bën kësaj dëshire.

Foto Lajm/ Bruno Shllaku mes delegatëve të PS-së në Kongres

VIDEO/ Rama i rënduar në Shkodër, e bën Bruno Shllakun poet dhe shkrimtar

“Përsa i përket çështjes së Teatrit, më vjen keq se shumë nuk e dinë që është një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia fashiste e ndërtoi për kapanon truprojesh” ka deklaruar ai. Dhe pa pasur pikë droje për kapacitetin e vet mendor njësoj si ai gjenerali serb që bombardoi urën e Mostarit duke thënë do e rindërtojmë pas lufte, më të vjetër dhe më të bukur, Bruno Shllaku ka shtuar: “Ajo (godina e vjetër) vërtetë që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re”.

Me këtë goditje “in extremis”, Bruno i partisë e ka lënë shumë pas në servilizëm Artan Imamin, Zamira Kitën, Gëzim Kamen, i ka bërë të duken shumë të vonuar në shërbim, Arben Dërhemin, Altin Bashën dhe Alfred Terbickën, por mbi të gjitha po konkuron në kapacitet mendor me Laert Vasilin.

©Lapsi.al



2 Comments

  1. Te tere ne nje kungull -pjerdhin–brunot -derhemet ,bashat,imamet,vasilet-e shume te tjere .Kungulli e ka emrin-Partia-soci-haleiste e Shqiperise-.

  2. Po pse tani e moret vesh ju qe artistet etj kane vlere ne artin e tyre ndersa ne arsyetimet e thjeshta te jetes jane trapa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *