• |
ide | kryesore

Tensionohen marrëdhëniet Greqi-Rusi/ Athina dëbon 2 diplomatë, reagon Rusia

Planet



Tensionohen marrëdhëniet bilaterale Rusi-Greqi. Qeveria greke ka vendosur dëbimin e 2 diplomatëve rusë dhe ndalimin e hyrjes në territorin grek të 2 të tjerëve.

Zëdhënësi i qeverisë ka folur në kanalin televiziv ‘Skai’ për vendimin, duke e arsyetuar atë me shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe shpërdorim të postit nga dy diplomatët, të cilët akuzohen se kanë influencuar me metoda jashtë kuadrit të rolit diplomatik përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse, kanë blerë informacione shtetërore nga nëpunës qeveritarë të pushtetit lokal dhe kanë sjellje agjente.

Athina zyrtare ka dënuar ashpër aktet e dy diplomatëve, të cilët sipas burimeve synonin në influencimin e çështjeve madhore ballkanike si Marrëveshja me Maqedoninë e të tjera rajonale.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar duke paralajmëruar dëbimin e dy diplomatëve grekë e duke kërcënuar me përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pas situatave të tilla të ngjashme do merren masat e kundërpërgjigjes duke dëbuar 2 diplomatë grekë” – ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *