• |
ide | kryesore

Raporti për drogën/ Xhafaj i “rrëmben” justifikimet Saimir Tahirit

Arkiva, Kryesore



Raporti vjetor i Drejtorisë Qëndrore të Shërbimit Antidrogë Italian ishte dëshmi e fortë se situata e kanabisit në Shqipëri ndryshoi pak ose aspak gjatë vitit 2017. Në raport, shkruhej se vendi ynë mbetej furnizuesi kryesor me kanabis drejt Italisë, ku vetëm për një vit u kapën 15 ton kanabis në tentativë për t’u trafikuar.

Madje policët italianë specifikonin se “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri”.

Por përballë raportit, Fatmir Xhafaj ka pasur një reagim, që në fakt tregon më shumë sesa thjesht vërtetësia apo jo e fakteve që renditen në raport. Në reagim, të dhënat relativizohen, shmangen përgjegjësitë dhe ka një përpjekje për ta politizuar çështjen e kanabisit. Në fakt, llogjika e reagimit të kujton spërdredhjet e Saimir Tahirit disa vite më parë, kur vihej në situata të vështira për situatën e krimit dhe të drogës.

1. Njësoj  si Tahiri dikur, Xhafaj pretendon se është ndëshkuar për shkak të punës së mirë që ka bërë. Në reagim thuhet se sasitë e mëdha të kanabisit që u kapën në det janë rezultat i bashkëpunimit me italianët, 15 ton për vitin 2017. “Këto sasi të kapura, janë fryt edhe i shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, ku përgjatë vitit 2017 u realizuan 14 operacione të tilla” thotë Ministria e Brendshme.

Kështu arsyetonte edhe Saimir Tahiri dy vite më parë, kur akuzohej për shtimin e kultivimit të kanabisit dhe kontrollin e parcelave të kanabisit nga grupet kriminale. Edhe Tahiri, pretendonte se po kryqëzohej asokohe për punën e mirë që kishte bërë. Në rastin e tij, ai përdorte si justifikime mediatizimin e luftës kundër kanabisit dhe rritjen e ndjeshmërisë në opinionin publik.

2. Njësoj si Tahiri, Xhafaj i referohet raporteve të monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s dhe del me një betejë të fituar kundër kanabisit. “Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar. Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017. Në fakt, këto raporte të monitorimit nga ajri ishin arma më e fortë e Tahirit, i cili kishte rezultatet më të mira në histori. Epike ishte shifra me 99.8% të sipërfaqeve të kanabisit të shkatërruara për vitin 2016. është e çuditshme se si pretendon Xhafaj ta besojnë këtë argument, kur ai vetë ka pranuar se nuk e besoi.

3. Njësoj si Tahiri, Fatmir Xhafaj evokon qeverisjen e PD-së dhe situatën e kanabisit në Lazarat apo trafikun e heroinës gjatë viteve 2008, 2009. Ministria e Brendshme ka bashkangjitur reagimit të saj raportet e drogës të 10 viteve më parë për të qenë më bindëse. Të njëjtat argumenta u dëgjuan për 4 vjet edhe nga Saimir Tahiri, i cili përballë akuzave për trafikun e drogës mbrohej me Lazaratin dhe fshehjen e të dhënave nga ministrite e Berishës. Madje Tahiri shkonte më tej, kur krahasonte të vrarët e qeverisjes së Ramës me qeverisjen e Berishës thjesht me shifra, sikur të ishin thasë me kanabis.

4. Njësoj si Tahiri, Xhafaj godet opozitën. Ai merr shkas nga shifrat e trafikut të heroinës në vitet 2008-2009, për të lënë të kuptohet se lidhjet e qeverisë së atëhershme ishin me trafikantët e heroinës. Në reagimin e Ministrisë së Brendshme thuhet: “Nuk është e qartë cila do të ishte sot përgjigja, duke përdorur të njëjtën logjikë, prej atyre që artikuluan akuza nga selitë partiake dhe ishin në pushtet në vitet 2008-2009”.

Kështu e sulmonte opozitën dikur edhe Saimir Tahiri, sot i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Madje nga Ministria së Brendshme, Rama dhe Tahiri e kanë etiketuar PD si një organizatë kriminale, që sulmonte policinë për të ndihmuar krimin.

Eshtë e qartë se përdorimi i të njëjtave hile nga të dy ministrat është në thelb shmangie nga përgjegjësia. Por në rastin e Fatmir Xhafajt, situata është dyfish më skandaloze. Jo vetëm se ai është Ministër i Brendshëm në mandatin e dytë të socialistëve, por sepse ai vetë i pari i rrëzoi këto argumenta të përdorur nga paraardhësi i tij. Kur mori mandatin si ministër, Xhafaj u shfaq me qëndrime krejtësisht të tjera, u përball direkt me problemin e drogës, shkarkoi dhjetëra drejtues policie dhe premtoi se nuk do të bënte asnjë kompromis me këtë fenomen. Mënyra sesi po reagon, tregon se e gjitha paska qenë një lojë.©Lapsi.al

NJOFTIMI I PLOTE I MINISTRISE SE BRENDSHME

Në lidhje me deklaratat, spekulimet apo keqinterpretimet e gjetjeve të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimi Antidrogë Italian, Ministria e Brendshme gjen me vend të sqarojë:

Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar. Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencen e BE-së.

Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit. Por gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF. Kjo solli një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të gatshme për treg, në vitin pasardhës.

Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, Qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020,me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve.

Duke u ndalur tek Raporti i Antidrogës italiane (DCSA), (faqja 35), shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria. (cit. – Nel 2017, sul territorio nazionale sono stati complessivamente sequestrati kg 90.097,18 di marijuana (+117,76%, rispetto ai 41.374,29 kg del 2016), dhe për më tepër, sipas vetë Raportit, një rol domethënës luan edhe kultivimi i brendshëm në Itali, sidomos në rajonet e jugut (faqja 16).

Sipas Raportit (faqja 36), sasia e kanabisit e kapur në tentativë për trafikim nga Shqipëria është rreth 15 ton: “Në lidhje me vendet e paramenduara të prejardhjes së marijuanës së përcjellë nëpërmjet detit, sasitë më të mëdha vinin nga Shqipëria, i cili konfirmohet të jetë vendi i origjinës për pjesën më të madhe të sasive të kapura, prej 15.805,42 kg”.

Këto sasi të kapura, janë fryt edhe i shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, ku përgjatë vitit 2017 u realizuan 14 operacione të tilla.

Në raport theksohet qartë se sasitë më të mëdha të kanabisit u tentuan të trafikoheshin nga Shqipëria, por edhe nga Greqia (faqja 23) Gjithashtu, evidentohet se kanabis në 2016 është kultivuar jo vetëm në Shqipëri por edhe disa vende të tjera të Ballkanit (faqja 197).

Përsa i përket përpjekjes së opozitës për t’i renditur në krye të listës shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik kanabisi, në fakt Raporti i rendit ata të pestët, ku në krye janë shtetasit italianë, marokenë etj. Gjithashtu, me shqetësim kujtojmë Raportin global të Kombeve të Bashkuara për Drogën në 2010,  (faqja 58, figura 14) ku citohet se “shqiptarë të arrestuar në Itali për trafik heroine renditen të parët, me 32% të të gjithë të ndaluarve”. 

Në përgjigje të akuzave që vijnë nga subjekte partiake, është e qartë se këto kanë sfond dhe synim përfitimin politik të ditës.

Në gusht të vitit 2013, përkrah Drejtorit të atëhershëm të Përgjithshëm të Policisë, komandanti i repartit të aviacionit të Guardia di Finanza-s, Stefano Bastoni, deklaronte: “Është identifikuar në mënyrë tejet të detajuar ajo që nga qielli duket si një sipërfaqe e vetme prodhimi, zona e Lazaratit, e cila e vetme ka 319 hektarë terren të kultivuar me kanabis, e barabartë me po kaq fusha futbolli, që prodhojnë afër 900 ton produkt të përfunduar, të cilët të hedhur në tregun europian, me një çmim prej 5 eurosh grami do të vlente 4.5 miliard euro”.(VIDEO)

Duke iu referuar po statistikave të Policisë italiane, si të trafikuara nga Shqipëria në vitin 2008 u kapën 62 kg heroinë, në vitin 2009  u kapën 59 kg heroinë. Ndërsa në vitin 2017 u kapën 9.9 kg heroinë.

Nuk është e qartë cila do të ishte sot përgjigja, duke përdorur të njëjtën logjikë, prej atyre që artikuluan akuza nga selitë partiake dhe ishin në pushtet në vitet 2008-2009.

 

 

 

 



7 Comments

  1. Po pse ju prisni qe Xhafa te marre kosen ne dore dhe te presi mariuanen.Njelloj jane te gjithe por Mziu i Kamzes eshte adapt per kete pune,te kosarit.Degjova se Mziu po hap Teatrin Dramatik te Kamzes dhe do ti veje emrin e Aleksander Moisiut.

    1. peshku prej qeni -ngjalen e ke ti erama ne prapanic dhurat nga meta ne lalz,madje dy meter ngjal sa rames bishti i del nga goja e ti pastaj thith bishtin.ik o trap se rama po te pret se frroket,ndoket meta rames bythen ja kan ber ybret.

  2. Raporti i antidrogës italiane, jep të dhëna vetëm për vitin 2017 duke i krahasuar me vitet e kaluara e hedh poshtë fare pretendimin e mashrimin e Ramës, se drogë është trafikuar njëlloj edhe para vitit 2013.
    Gjatë vitit 2018, në vënd që gjëndja të përmirësohej, siç pretendon ish hetuesi i sigurrimit Xhafaj, sot “reformatori i drejtësisë” e ministër i mbrendshëm, me vëllanë e denuar si kapopandë e trafikut ndërkombëtar të drogave, Shqipëria theu edhe një rekord tjetër, rekordin e kokainës së kapur në Maminas. Plot 613 kg kokainë, ku u kapën shoferët e janë lënë të lirë bosët e trafikut. Para disa ditësh u njoftua nga antidroga italiane se në Itali janë kapur përsëri rreth 2 ton kanabis. Njoftime të tilla vijnë edhe nga Greqia.
    Po e lemë mënjanë shefin e PS e krieministrin Rama.
    Numuri 2 i PS, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie të ardhur me shumicë në pushtet, Taulant Balla, pasi u akuzua publikisht nga shefi i opozitës Basha, se ka lidhje me rreth 3 milion eurot e drogës së kapur fshehur në një Toyota Yaris në portin e Durrësit. Basha deklaroi me përgjegjesi edhe penale se këtë akuzë e ka të verifikuar nga “partnerët ndërkombëtare”, vëtëkuptohet se midis tyre mund të jetë edhe antimafia italiane e drogës.
    Si kundërveprim e “mbrojtje”, “Tualet Palla” siç quhet në opinionin publik, zgjodhi një foto ku midis një grupi të fotografuar me Bashën, paskej qenë edhe vëllai i njerit prej transportuesve të makinave të arrestuar, si një “provë apo fakt” se është Basha ai që ka lidhje me mafien e drogës.
    Debili Tualet Balla, haron se më këtë akuzë i bën autogol partisë së tij.
    Nuk ka asnjë të dhënë apo fakt se ai “vëlla” i njerit prej të arrestuarve, të jetë ndonjë antar i ndonjë organizate kriminale, bile edhe i arrestuari vëlla i tij, akoma është në proces hetimi.
    Ndërkaq Tahiri, që ka vite që njihet si mik i Ramës, e ka vlerësuar si ministrin e tij më të suksesshëm , ka bërë me te qindra foto, kur ai jo vetëm është kushëri i habilajve të arrestuar nga drejtësia italiane, por edhe i është faktuar se ka bashkëpunuar me këta kushërij.
    Po e njejta histori, është edhe me Xhafajn.
    Edhe vëllai i Xhafës është dënuar me 7 vjet e gjysëm për trafik ndërkombëtar droge e ka dëshmi e fakte se i është shmangur dënimit nga pozita shtetërore e të vëllait.
    Në kushtet e një realiteti të tillë, vetëm një debil si Tualet Balla, mund të paraqesë si fakt se Basha është përzjerë me trafikun e drogës, vetëm se midis mijra e mijra qytetarëve që janë fotografuar në praninë e tij, njëri paskej qëlluar të jetë vëllai i dikujt që po hetohet
    Po e njejta histori qesharake që përdori propoganda e Ramës, për të diskretituar në publik edhe Ben Blushin gjatë fushatës elektorale.
    I dergoi një nga mafiozët që ti afrohej e të dilte në fotografi pranë tij, e ta botonte ate foto në të gjitha mediat e kapura.
    Pikërisht kryetari e sekretari i përgjithshëm i PS, partisë në pushtet, që kanë përzgjedhur deputetë, kryetarë bashkie e ministra me të kaluar kriminale, një fakt ky tashmë i verifikuar e i njohur nga gjithë publiku shqiptar , por edhe nga ndërkombëtarët, përdorin truke mashtruese banale e qesharake me foto të rastësishme që nuk thonë asgjë, për të përgojuar kundërshtarët politikë.
    E kemi parë Ramën këto ditë duke bërë çmos që të bëjë një foto me presidentin amerikan Trump, të cilin e kishte cilësuear si “e keqja e botës”
    A mos politika amerikane duhet të akuzojë presidentin e SHBA se ka bërë një foto me një kryeministër shqiptar, të përzjerë me mafien e drogës e me prirje të hapura diktatoriale ?

  3. Ketu,Trafikanti mbone trafikantin e droges.ndryshe,xhafaj nuk guzon ta shploj trafikun e rames me tahirin.
    se tajiri dhe rama shpojne krimet e trafikun e vllaut te xhafajt,dhe vet xhafajn,dhe vrasjen e shoferit te tij.
    xhafaj nuk guzon ta denoncoj e beje padi kunder 3.5 milion te balles qe e zeren ne portin e dursit,toyota,
    definimi; eshte se e gjithe organizata krimi me masken ps,eshte komplet ne trafik droge,vrasje te kurdisura dhe eliminime njerzish.
    Atentate me tritole,dhe kultivin qe qindra hektar kanabisi.
    vetem ne protesta ne evrope e usa para kombeve te bashkuara qe munde ta rrexojn organizaten krimi me masken ps.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *