• |
ide | kryesore

Benzema në dalje, Real hidhet në sulm për Cavanin

Sport



Prezantimi në Botërorin Rusi 2018 ka mjaftuar që Real Madrid ta ndajë mendjen. Qendra e sulmit do ti besohet Edinson Cavanit. Uruguajani ka dëshirë të luftojë për dicka shumë më të rëndësishme se sa i lejon Paris Saint Germain dhe Los Blancos gjejnë tek ai identikitin e sulmuesit që kërkojnë. Benzema në këtë rast është në dalje. Francezi kishte humbur fanellën e titullarit edhe përpara se të largohej Cristiano Ronaldo, kështu që merengues nuk duan të kthehen ti besojë pikën e tyre më të fortë një alternative. Cavani në fakt ishte ëndërra e napoletanëve, por po bëhet realiteti i spanjollëve. Sulmuesi i Psg në Francë përfiton 10 milionë euro neto në vit. Një shifër që Florentino Perez është i gatshëm ta përmbushë. Duke parë vështirësitë për të arritur tek Neymar, atëherë Merengues kanë hedhur sytë fort tek Cavani, të cilin francezët e vlerësojnë 58 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesin. Edhe këtu snjë problem për presidentin e Real Madrid, që po mendon gjithashtu edhe për Eden Hazard, por menjëherë pasi të ketë arritur akordin për uruguajanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *