• |
ide | kryesore

Gazetari Artan Hoxha: Vrasësi në bllok është një komando, dje ishte në shërbim

Lajme, Të fundit



Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria dhe janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.

Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinajt është një komando i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim.

“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjestar i forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave Komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Ai ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka19 fishike. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim sot është kërkim” tha Hoxha.



8 Comments

  1. GAZ E KARI ARTAN HOGJA VRASESI NE BLLOK ESHT EDVIN RAMA,POR FRROKU,NDOKU,SHULLAZI,RRAJA,SAJMIR QORR TAHIRI ME QIN NE GRUP DHE FAJIN E KA SALIU.ket mut tollumbac si anila hogja e kan leter higjenike kriminelet e ridhjerjes.

  2. …Plumbi i trete eshte shume kueshtar te hyje ne prapanicen e gazeptarit Hoxha. Kamarieri eshte shendoshe e mire dhe deri dje ishte ne plazh.
    Ndersa Elvana nuk shkoi sot te parukierja…
    Vijon…

  3. ” Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar.
    Bëhet fjalë për një pistoletë Glock që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë ” — zgjidheni enigmen po qe se jeni te afte .

  4. I kudo ndodhuri dhe i shume dituri investigator di me shume se shteti dhe kriminelet dhe promovohet si mendje ndritur ne televizione live. Thuhet se jep para per informacionet por kush e financon. Bile luan dhe me dy porta. E tmerrshme ne c’kohe dhe ne c’vend jetojme.

  5. Ky eshte nje rrote kari qe se ka shokun dhe gjithmone kerkon te bej interesantin.Ishalla ne koke te tij nje dite se e ka mbush kupen

  6. artan haxha gazeta leshi eshte bashkepunetori i bandave kriminale per kete ai ipari ben sikur jep opinione por opinionet e tij jane per te ndihmuar dhe justifikuar kriminelet dhe per ti nxjerre deshmitare t duke i dekonspiruar per ti vrare kriminelet qe jane ne ysherbim te tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *