• |
ide | kryesore

Blac Chyna,shprese për rikthimin me Rob Kardashian

Paparazzi, Slider



Ata kanë një vajzë 22 muajshe por që nga dhjetori i 2017-ës kanë shkëputur çdo kontakt me njëri-tjetrin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Blac Chyna ka folur për herë të parë për marrëdhënien që ka me ish- të fejuarin e saj Rob Kardashian. Çuditërisht, e pyetur për një rikthim të mundshëm ajo ka thënë:

“Ndoshta, do e shohim në të ardhmen.”,- një përgjigje kjo që të lë të kuptosh se ndoshta ata kanë në plan të ribashkohen.“Unë nuk do të ndryshoja asgjë në lidhjen që pata me Rob sepse në fakt ai ishte realiteti ynë. E mira, e keqja dhe çdo gjë tjetër. Mendoj se shumë njerëz e keqkuptuan situatën. Dream, vajza jonë është dëshmi e asaj lidhjeje, e sheh sa e ëmbël është dhe e kupton se ka lindur nga dashuria.  Më parë mendoja shumë për veten ndërsa tani më duhet të mendoj për fëmijët e mi. “,- është shprehur Chyna.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *