• |
ide | kryesore

Kombëtarja, Panucci: Merituam fitoren, dhamë gjithçka

Sport



Trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci ka folur pas miqësores me Jordaninë, që u mbyll me porta të paprekura.

Dominuam ndeshjen, por loja nuk ishte brilante…

Kishim 5-6 raste, por nuk shënuam. Skuadra ishte serioze, por kishim përballë një skuadër që luante për t’u mbrojtur. U rreshtuan 10 lojtarë për të mbrojtur. 4 ditë për t’u rikuperuar shkojnë mirë. Ramadani, Mihaj, Gjimshiti. Na ndryshuan disa plane. Kemi ditë për t’u rikuperuar.

Pse nuk luajti Hysaj? E keni mbajtur fjalimin me lojtarët, cila ka qenë përgjigjja?

Hysaj ka luajtur shumë ndeshje. Preferuam më shumë që të punonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar. Ka pasur ngarkesë të madhe. Vendosa të mos luaj për këtë arsye. Për sot nuk mund t’iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz, dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam edhe pse krijuam shumë.

Përdorët 2 skema, cila ju pëlqeu më shumë?

Me mbrojtjen me 3 bëhet më pak sforcim. Gjimshtiti dhe Dermaku ta jepte përshtypjen sikur ishim me 4, por ishim me 3.

Për sulmin…

Lojtarët i kemi. Kemi pasur lajme të shumta. Kemi kohë dhe të rikuperojmë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *