• |
ide | kryesore

Frikësuesi i Inter është në listë: Messi grumbullohet për Champions

Sport



Inter tani duhet të ketë frikë zyrtarisht: është edhe Lionel Messi në 22 lojtarët e grumbulluar nga Barcelona për sfidën e Champions League kundër Inter në program të martën në mbrëmje në San Siro. Argjentinasi ka rikuperuar frakturën në bërrylin e djathtë, pësuar në ndeshjen e kampionatit kundër Sevilla, që e bëri të humbiste ndeshjen në Camp Nou kundër zikaltërve e Klasiken kundër Real Madrid. Messi dëshironte të ishte në fushë që të shtunën kundër Rayo Vallecano, por Valverde preferoi të mos ndërmerrte rreziqe të kota në prag të transfertës së Milanos, që mund të vlejë sigurinë për kalimin e grupit.

Ende nuk është e qartë nëse “Pleshti” do të jetë në fushë nga fillimi, apo do të ulet në pankinë, por natyrisht që nuk është një lajm i bukur për Spalletti. Edhe pse kalimi i grupit nuk duket në rrezik, duke parë avantazhin që ka Inter ndaj Tottenham (5 pikë), problem mbetet skuadra që vjen në 1/8 e finales, ku në rast të vendit të dytë do të jetë padiskutim një skuadër pretendente.

Lista e të grumbulluarve të Barcelonës: Ter Stegen, Cillessen, N.Semedo, Piqué, I. Rakitic, Sergio, Denis Suárez, Coutinho, Arthur, Suárez, O.Dembélé, Rafinha, Malcom, Lenglet, Jordi Alba, Munir, Sergi Roberto, Arturo Vidal e Aleñá. Iñaki Peña e Chumi vijnë nga Barça B. Mungojnë për shkak dëmtimi Vermaelen, Samper e Umtiti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *