• |
ide | kryesore

Anormale/ Pas Bonucci, edhe Higuain kthehet tek Juventus!

F1, Sport



Merkato e Milan mes llogarive, e pritshmërive mbi sanksionet e UEFA për Fair Play Financiar, mund të ndryshojë kurs dhe të befasojë edhe një herë ashtu si bëri në verë me kalimin e Gonzalo Higuain e Mattia Caldara tek kuqezinjtë dhe rikthimin e Leonardo Bonucci në Torino.

Sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport e që lidhet me blerjen më të rëndësishme të Milan në sesionin e fundit të merkatos, duke i bërë tifozët të ëndërronin, gjërat mund të kenë një kthesë drastike. Në javët e fundit është rritur pakënaqësia e sulmuesit, për fajin e një skuadre që nuk e vendos në kushte për ti bërë keq mbrojteve kundërshtare, pa llogaritur një ambjent që e ka ngarkuar me shumë përgjegjësi.

Vlerësimet tani i takojnë Milan, që po i bën edhe në pikëpamjen ekonomike. Mundësia për të kthyer Higuain në Torino është konkrete dhe lidhet me probleme bilanci që detyrojnë klubin kuqezi të kujdeset për Fair Play Financiar. Refuzimi i të drejtës së blerjes, bashkë me heqjen dorë nga rinovimi i kontratës në skadencë në 30 qershor 2021 e me një pagesë prej rreth 9 milionë në sezon, do ti kursente Milan në buxhetin vjetor 30 milionë euro. Shifra sot të papërballueshme, vetëm në rast se nuk shfaqt ndonjë mundësi shitje me një plusvalencë kaq të favorshme. Ja përse Administratori i ri i Deleguar, Ivan Gazidis, po mendon të mos e ushtrojë të drejtën e blerjes fiksuar për 36 milionë në akordin me Juventus.

Një film i parë vetëm pak muaj më parë, sepse pas Bonucci edhe Higuain mund të kthehet mbrapsht tek Juventus e bardhezinjtë vendin, për një kampion si argjentinasi, tani që CR7 ka zgjedhur të luajë në të majtë, e kanë të hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *