• |
ide | kryesore

Zbulimi i shtypit britanik: Mourinho u përzu nga lojtarët

Sport



José Mourinho u shkarkua nga Manchester United për të evituar një revoltë të lojtarëve, të mërzitur nga tekniku portugez. Lajmin e bën të ditur Daily Mirror, sipas të cilit të paktën katër lojtarë kanë kërcënuar zëvendës/presidentin ekzekutiv Ed Woodward, se ishin gati të largoheshin në merkaton dimërore nëse Mourinho do të qendronte ende në detyrë. Në këtë pikë drejtuesi i United, për të evituar të humbiste disa prej lojtarëve më të mirë, vendosi të martën të shkarkonte Mourinho.

Që dhomat e zhveshjes së Red Devils ishin të përcara në muajt e fundit është konfirmuar – gjithnjë sipas Mirror – që disa nga yjet më me influencë të skuadrës janë ankuar ndaj shoqërisë për mënyrën si janë trajtuar nga Mourinho: bëhet fjalë për Luke Shaw, Anthony Martial e Eric Bailly. Vetë Woodward nuk e ka pëlqyer faktin që mesfushori brazilian Fred, i ardhur në verë për 60 milionë euro, nuk është përdorur gati kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *