• |
ide | kryesore

Pas publikimit të klipit të ri, Fjolla thotë disa fjalë për këngën (Foto)

Paparazzi, Slider



Fjolla Morina ka publikuar këngën e saj të re në bashkëpunim me Valon Bytyqin- “Si ta pranoj”. Kjo ishtë një këngë ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim nga Fjolla, sepse i dedikohet një dashurie të humbur dhe dhimbjen që dot nuk e pranojmë. Ajo ka postuar në Instagram një foto të veshur me fustan dhe vellon e zezë, të cilën e shoqëron me nënshkrimin i cili tregon më shumë për këngën:

“Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurën tënde kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për t’u shëruar. Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse vetëm ajo është e pavdekshme. Shumë gjëra në jetë janë të pamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejnë dike që është larguar nga kjo jetë, por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam.

Ruani njerëzit e dashur siç ruani pikturat e vendosini ata në dritën më të mirë.”

https://youtu.be/U9TgMvRFCyw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *