• |
ide | kryesore

Asani, Mala, Bardhi, Kallaku, Bregu e Selmani thesaret e klubeve të tyre

F1, Sport



Prodhon apo jo talente Superioria është një debat që kërkon kohë, por fakt është se pothuaj cdo vit, lojtarë të talentuar bëjnë kapërcimin në kualitet, duke u transferuar në kampionate më të forta. Një transferim i tillë është pasuri për klubin, sidomos me shifrat e duhura dhe në këtë pikë kampionët e Partizanit mund të fërkojnë duart me një trio që simbolizon të ardhura të rëndësishme.

Në orbitën e skuadrave të huaja është gjithashtu edhe Sherif Kallaku, mesfushori zbulim i Teutës. Sezoni i jashtëzakonshëm me teknikun Shkëmbi si udhërrëfyes teknik nuk ka kaluar pa vëmendje për 21 vjecarin nga Fushë-kruja. 7 gola e 3 asist, ndihmuar durrësakët të arrijnë vendin e tretë në kampionat dhe pikërisht lidershipi i treguar në mesin e fushës e veshin më tepër me vlerë lojtarin.

Jasir Asani, fantazisti shqiptaro-maqedonas ka qenë një nga protagonistët më të spikatur me të kuqtë: tetë gola dhe pesë asist, driblim e teknik, armë që e bënë të rrezikshëm për cdo kundërshtar, janë kartvizita me të cilin 24 vjecari është prezantuar në sytë e vëzhguesve të huaj që e kanë në konsideratë numrin 10, për të cilin Partizani mund të sakrifikojë vetëm me ofertën e duhur. Por Asani ka kërkesa, ashtu si Jurgen Bardhi, falso nueve i kryeqytetasve ka shënuar 5 gola e 5 asist, jo shumë për një sulmues, por jo pak për një 21 vjecar në sezonin e tij të parë si titullar. Në situatë të ngjashme është edhe Esat Mala, mesfushori jolly që kaloi nga diga para mbrojtjes në depërtues me 4 gola e dy assist, që e bënë 20 vjecarin titullar të pazëvendësueshëm për ish-teknikun Gega. Mosha e re, sidomos për dy të fundit rrit ndjeshëm edhe vlerën e kartonit të lojtarëve të Partizanit.

I mbetur në Korcë, Dejvi Bregu është një njohje e vjetër e skautëve pavarësisht moshës 23 vjecare. Vlonjati ka qenë i pafat për të provuar eksperiencën e parë jashtë kufijve, për ngjarje të ditura tashmë, por me 8 gola e 5 asist kandidohet në rrugën e daljes nga Korca, me ofertat që nuk i mungojnë. Lojtari ku një driblim e shpejtësi për tu admiruar, ashtu si aftësitë reflektive të Gentian Selmanit, portierit të U21 që mori edhe thirrjen e parë nga Edy Reja kundër Islandës dhe Moldavisë. 12 herë e ka ruajtur portën e Lacit të paprekur 21 vjecari, një nga portierët më të mirë të Superiores, që natyrisht, bashkë me të tjerët shpresojnë të ndjekin hapat e Uzunit, për të patur edhe një shans më shumë në kuqezi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *